Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj me këshilltarët bashkiakë: Keqardhje që një pjesë e politikës tallet me qytetarët 

2023/12/23 at 1:59 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj me këshilltarët bashkiakë: Keqardhje që një pjesë e politikës tallet me qytetarët 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në takimin e fundvitit me anëtarët e Këshillit Bashkiak, tha se buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2024 është 10 herë më i madh se ai që u gjet nga administrata e kaluar. 

Ai shprehu keqardhjen për skenat e krijuara nga opozita në mbledhjen e Këshillit. 

“Unë e trajtoj me shumë respekt votën e atyre që na kanë mbështetur, ashtu sikurse respektoj edhe bindjen e atyre që nuk mendojnë si ne, sepse them se duhet të punojmë më shumë për ta çuar përpara Tiranën. Por, kur shikon disa kolegë që nuk e kanë fare problem të tallen dhe ta trajtojnë pa pikë respekti votën e qytetarit, ç’rëndësi ka sa pak je, vërtet ndoshta nuk i ke numrat, por ke mundësi të bësh diferencën në cilësi, të japësh një propozim alternativ, të thuash ti një buxhet sipas pikëpamjes tënde, një sistem taksash sipas pikëpamjes tënde, një plan investimesh sipas ideve të tua, është për të ardhur keq”, tha Veliaj. 

Kreu i Bashkisë shtoi se në kontrast me sjelljen e këshilltarëve të opozitës, Tirana po merret seriozisht nga liderët e Europës, të cilët e kanë shpallur kryeqytet të Rinisë, Sportit dhe Kulturës. 

“Ulen njerëz shumë seriozë kur diskutojnë cili do të jetë kryeqyteti Europian i Rinisë, ulen njerëz shumë seriozë në Bruksel te diskutojnë cili e meriton titullin Qyteti Europian i Sportit, ulen po ashtu njerëz shumë seriozë dhe thonë: Kujt do ia japim këtë titullin Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës? Kur ti shikon që bota të merr kaq seriozisht dhe ndërkohë, një pjesë e politikës thjesht tallet me qytetarët dhe thjesht i përdor si mish për top në këtë kulturën e sharjes e përçarjes, edhe në vigjilje të Krishtlindjes, thua pse duhet të jetë kështu? Nuk e di kush e mbjell këtë mallkim! Duket si ai mallkimi i Rozafës që ca vëllezër duhet ta bënin murin, të tjerët e prishnin”, tha më tej Veliaj. 

Ai shtoi se tensionet në parlament po zhvendosen edhe në Këshillin Bashkiak, si një kopje e shëmtuar e po një pjese të vogël të politikës. 

“Sot të vetmit që pengojnë qytetin, progresin, zhvillimin, janë një pjesë e jona, fatmirësisht e vogël, dhe e pamjaftueshme për të na penguar, por kur do vijë ajo ditë? Kjo është brenga ime. Pra, aq sa jam krenar për çfarë kemi arritur, aq edhe është brengë sesi Këshilli Bashkiak po kthehet në një miniaturë të Parlamentit, me ato lloj sjelljesh primitive. Ndërkohë që, për fatin tonë, shoqëria është emancipuar shumë dhe ka ecur shumë më shumë përpara. Ne kemi një shoqëri e cila sot kodon, ne kemi një shoqëri sot që ka ndjesi ambientaliste për mobilitetin dhe për mënyrën sesi e trajton jetën. Shoqëria jonë është shumë perëndimore. Dhe në qoftë se Shqipëria është Europa në Ballkan, Tirana është pjesa më europiane e Shqipërisë“, tha kryebashkiaku. 

Ju sugjerojmë

Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin
Aktualitet

Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin

9 Qershor, 2025 11:27 am
Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale
Aktualitet

Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale

9 Qershor, 2025 11:26 am
Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën
Aktualitet

Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën

9 Qershor, 2025 11:11 am
Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë
Aktualitet

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë

9 Qershor, 2025 11:09 am
U qëllua në kokë/Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën
Bota

U qëllua në kokë/Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën

9 Qershor, 2025 11:04 am
Vala e të nxehtit në Evropë, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun
Aktualitet

E hëna, dita më e ngrohtë e javës me temperatura deri në 38 °c

9 Qershor, 2025 10:55 am
Rriten sulmet e inteligjencës ruse në Evropë, cilat janë qëllimet e Moskës?
Bota

Rriten sulmet e inteligjencës ruse në Evropë, cilat janë qëllimet e Moskës?

9 Qershor, 2025 10:45 am
“Kremi mbrojtës ka përbërës të rrezikshëm!” Si të mbrohemi nga dielli
Aktualitet

“Kremi mbrojtës ka përbërës të rrezikshëm!” Si të mbrohemi nga dielli

9 Qershor, 2025 10:44 am
Gjykata dënon me 55 vite burg vrasësit e biznesmenit Edmond Papa
Kronikë

Gjykata dënon me 55 vite burg vrasësit e biznesmenit Edmond Papa

9 Qershor, 2025 10:38 am
Begaj në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës: Ky rol kërkon…
Aktualitet

Begaj në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës: Ky rol kërkon…

9 Qershor, 2025 10:31 am
Para
“Të zgjojmë luanin!”- Berisha: Rilindasit e Ramës janë hiena, por do t’ia mbathin me të katërta! Të mbrojmë logon dhe selinë nga… 

“Të zgjojmë luanin!”- Berisha: Rilindasit e Ramës janë hiena, por do t’ia mbathin me të katërta! Të mbrojmë logon dhe selinë nga... 

Zgjedhjet presidenciale në Rusi/Përjashtohet nga gara gruaja që sfidoi Putin

Marrëveshja me Italinë për refugjatët/Balla: Integrimi në BE ka përfitime dhe përgjegjësi 

Fluks emigrantësh në pikat kufitare/Balla: Kam komunikuar me ministrat e Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut  

TE FUNDIT

Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin

Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin
9 Qershor, 2025

‘Në Durrës, arkitekti i mirënjohur spanjoll Toni Girones po punon për riprojektimin e shkollës së re “Gjergj Kastrioti” pas zbulimit...

Lexo më shumë

Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale

Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale
9 Qershor, 2025

Gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Kryetarëve të Gjykatave të Larta të vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, ministri i Drejtësisë së...

Lexo më shumë

Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën

Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën
9 Qershor, 2025

Zgjedhjet e 5 qershorit për presidenten e re të Urdhrit të Psikologut, nxorrën si fituese Brunilda Labovitin. Pavarësisht këtij rezultati,...

Lexo më shumë

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë
9 Qershor, 2025

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur ditën e sotme në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com