Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj: Mandatin e ardhshëm, kontenierët e mbetjeve në zonën e qendrës do futen nëntokë

2023/04/10 at 3:52 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj: Mandatin e ardhshëm, kontenierët e mbetjeve në zonën e qendrës do futen nëntokë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zbuluar disa nga pikat kryesore të planit të ardhshëm 5-vjeçar të pastrimit të qytetit, ku një nga risitë është futja nëntokë e të gjithë kontenierëve të mbetjeve në qendër. Teknologjia e re, e cila po kryhet në partneritet me Bashkinë e Veronës dhe të Viçencës.

Ai siguroi se shërbimi i pastrimit do të ofrohet me të njëjtën cilësi si në qendër, edhe në periferi.

“Sot qytetarët kërkojnë të njëjtën pritshmëri dhe të njëjtin standard deri në periferi të Tiranës, kur dikur plehrat nuk mblidheshin fare. Makina e pastrimit vinte një herë në 7 ditë. Sot vjen 5-7 herë në javë, deri edhe në fshatin më të largët të Tiranës, për t’u siguruar që i njëjti shërbim, e njëjta cilësi, i njëjti standard që ofrohet në ish Bllok, të ofrohet edhe në periferinë më të largët, sipas frekuencës të mbetjeve që prodhohen”, deklaroi Veliaj.

Ai nënvizoi se ky model po ndiqet jo vetëm edhe nga qytetet tjera të vendit, por shihet edhe si një nga formulat më të suksesshme të bashkëpunimit në rajon.

“Më vjen mirë që një nga projektet tona më të mëdha është kthyer në histori suksesi, që po inkurajohet edhe në qytete të tjera. Sot partneriteti që kemi me Bashkinë e Veronës – dhe më në fund na është bashkuar edhe Bashkia e Vicencës – mbahet si një nga historitë më të suksesshme në rajonin tonë, ku një shembull i mirë i Italisë, me një shembull të mirë të Tiranës, ka prodhuar sukses në zemër të Ballkanit”, u shpreh ai.

Veliaj shpjegoi se si do transformohet ky shërbim i rëndësishëm për qytetin në 5 vitet e ardhshme:

“Disa nga kontenierët, që janë me kapacitet deri 3800 litra, do të shkojnë në 5 mijë litra, dhe do jenë risia që duam ta zgjerojmë nga qendra e Tiranës deri në periferi, për t’u siguruar që sa më shumë mbetje të jenë nëntokë, edhe për efekt të higjienës dhe erës, edhe për ta bërë punën më të lehtë për të gjithë ata që punojnë me pastrimin. Ambicia jonë është që në mandatin e tretë, të gjithë kontenierët e qendrës së Tiranës t’i kemi nëntokë dhe të kemi një formulë ku, edhe qyteti është më i pastër, edhe punëtorët tanë janë më të mbrojtur, por edhe qytetarët janë më të kënaqur me shërbimin, në një qytet i cili rritet përditë,” tha kreu i Bashkisë./Opinion.al

Etiketa: erion veliajpastrimtirane

Ju sugjerojmë

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë
Bota

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë

9 Janar, 2026 10:36 pm
Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë
Bota

Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë

9 Janar, 2026 9:22 pm
Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë
Kryesore

Aksioni opozitar, PD mbledh nesër Kryesinë

9 Janar, 2026 8:52 pm
Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim
Aktualitet

Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim

9 Janar, 2026 8:22 pm
Mbi 50 protestues të vrarë në demonstratat në Iran
Bota

Mbi 50 protestues të vrarë në demonstratat në Iran

9 Janar, 2026 7:56 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump: Nuk kam nevojë për ligjin ndërkombëtar, i bindem vetëm moralit tim

9 Janar, 2026 7:26 pm
Moti i keq shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në Francë dhe Britani
Bota

Moti i keq shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në Francë dhe Britani

9 Janar, 2026 4:59 pm
Përmbytjet,Ministria e Mbrotjes:Mbi 155 efektivë në terren për të ndihmuar qytetarët
Aktualitet

Përmbytjet,Ministria e Mbrotjes:Mbi 155 efektivë në terren për të ndihmuar qytetarët

9 Janar, 2026 4:46 pm
Petro: Shoh rrezik real për një kërcënim ushtarak të SHBA-së ndaj Kolumbisë
Bota

Petro: Shoh rrezik real për një kërcënim ushtarak të SHBA-së ndaj Kolumbisë

9 Janar, 2026 4:09 pm
VIDEO/ Po jepte deklaratë për mediat, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë
Sport

VIDEO/ Po jepte deklaratë për mediat, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë

9 Janar, 2026 3:59 pm
Para
Lukashenko i kërkon garanci Rusisë nëse sulmohet vendi i tij

Lukashenko i kërkon garanci Rusisë nëse sulmohet vendi i tij

Rreth 40 minatorë të bllokuar në minierën e Trepçës

Rreth 40 minatorë të bllokuar në minierën e Trepçës

Orteku në Alpet Franceze lë të vdekur gjashtë persona

Orteku në Alpet Franceze lë të vdekur gjashtë persona

TE FUNDIT

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë
9 Janar, 2026

Qeveria e Venezuelës ka nisur lirimin e të burgosurve politikë, në një hap që zyrtarët e përshkruan si një “gjest...

Lexo më shumë

Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë

Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë
9 Janar, 2026

Personeli diplomatik dhe i sigurisë nga njësia për Çështjet e Venezuelës në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, kanë udhëtuar sot...

Lexo më shumë

Aksioni opozitar, PD mbledh nesër Kryesinë

Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë
9 Janar, 2026

Partia Demokratike do të mbledhë nesër Kryesinë në ora 13:00. Kjo mbledhje do të fokusohet në aksionin opozitar dhe sesi...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim

Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim
9 Janar, 2026

U mbajt këtë mbrëmje protesta e tretë radhazi para Bashkisë së Durrësit, ku u mblodhën dhjetëra qytetarë që akuzojnë pushtetin vendor...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com