Ish-kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pritet që të dalë nesër nga ambientet e paraburgimit të Durrësit në orën 08:30, për llogari të seancës ndaj tij në Gjykatën Kushtetuese
Në këtë seancë, shqyrtohet ankimi i tij për shkarkimin nga detyra, por edhe dekreti i presidentit Begaj për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme në Tiranë.
Ndërkohë, avokati Jordan Daci ka njoftuar se është tërhequr nga mbrojtja ligjore që pritet t’i bëhet ish-kryebashkiakut në këtë Gjykatë. Në argumentin e tij, përmes një postimi në rrjetet sociale, Daci deklaron se është tërhequr nga rasti, për shkak se pretendon se është në konflikt interesi.

















