Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj: Kjo fitore nuk më ngriti në qiell, por më uli në tokë

2023/05/16 at 6:55 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj: Kjo fitore nuk më ngriti në qiell, por më uli në tokë

Pasi fitori një mandat tjetër 4-vjeçar në krye të Bashkisë së Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj ju ka shprehur falenderimet të gjithë atyre që kontribuan në suksesin e këtyre zgjedhjeve.


Gjatë fjalës së tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Veliaj ka falenderuar veçanërisht të gjithë ata që e votuan, teksa për Tiranën ka premtuar se do të punojë me përulësi dhe me modesti për të drejtuar kryeqytetin.

Veliaj thotë se kjo fitore nuk e ngriti në qiell, por e uli me këmbë në tokë dhe i dha mesazh si asnjë tjetër për të ecur përpara në Tiranë.

Erion Veliaj: Dua të falenderoj të gjithë kryetarët e Partisë Socialiste. Ne kemi fituar masivisht në të 27 Njësitë e Bashkisë së Tiranës, 27 me 0, për të qenë forca që e çon çdo njësi tonën vetëm përpara. Dua të falenderoj të gjithë administratorët tanë, që zgjidhën një problematikë të jashtëzakonshme, jam i përulur për çdo gjë që bën secili prej tyre. Janë 500 kapitenë të përkushtuar që kanë qenë aty deri në sekondën e fundit një shërbëtor publik dhe mezi pres të bëjmë punë të tjera në secilën prej njësive. Ju falenderoj nga zemra. Dua të falenderoj skuadrën tonë të patronazhistëve, që i dinë hallet e çdo dere. Vetëm aftësia për të pasur veshë për të dëgjuar e sy për të parë, zemër për të rrahur, ky është çelësi dhe formulat e suksesit tonë. Ne futëm një koncept të ri, që e bëri secili prej nesh një aktivist dixhital. Falenderim për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë. E kanë bërë këtë parti me një inteligjencë të madhe, janë të gjithë teknikët tanë të IT-së, truri që kemi e që merret për t’i përdorur të gjitha instrumentet e shkencës në favor të punës tonë.

Dua të falendeorj 300 mijë votues të Tiranës të cilët pavarësisht se për 3 orë patën problematika në qendra votimi, pavarësisht se ishin në karrige me rrota, votuan, ju falenderoj me zemër. E shfrytëzuam votën e shenjtë. Faleminderit 55 % të Tiranës që na dha një mesazh të pastër, vendimmarrje për një Tiranë që do të eci vetëm përpara e që do që Tirana të vazhdojë të jetë motor i zhvillimit. Kjo fitore nuk më ngriti në qiell, por më uli në tokë si asnjë mesazh tjetër. Ju premtoj modesti, një kokë të përulur dhe mend për të ecur përpara. Tirana na tregoi se kërkon një dorë të shtrënguar. Dua të falenderoj dhe ata që mendojnë ndryshe dhe dua të ju them se vota juaj nuk është e kotë. Ju them demokratëve se do të jem dhe kryetari i tyre, pa i ndarë në të majtë dhe në të djathtë pa asnjë dallim dhe nga Tirana nuk del asnjë i humbur.



Ju sugjerojmë

“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
Kryesore

Veliaj i përgjigjet Këshillit Bashkiak:Nuk jam informuar me shkaqet e shkarkimit tim

22 Shtator, 2025 4:57 pm
Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran
Bota

Trump deklaron se ka “gjetur zgjidhje” për autizmin

22 Shtator, 2025 4:42 pm
37-vjeçari mbërrin i plagosur me armë zjarri në spitalin e Vlorës
Kronikë

37-vjeçari mbërrin i plagosur me armë zjarri në spitalin e Vlorës

22 Shtator, 2025 3:42 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Pornografi me të mitur, pranga 24-vjeçarit në Fier

22 Shtator, 2025 3:07 pm
Ndërron jetë aktori i shquar Enver Petrovci
Rajoni

Ndërron jetë aktori i shquar Enver Petrovci

22 Shtator, 2025 2:00 pm
Njohja e Palestinës? Çfarë do të thotë të njohësh një shtet
Bota

Njohja e Palestinës? Çfarë do të thotë të njohësh një shtet

22 Shtator, 2025 1:57 pm
Gati shkarkimi i Veliajt, Berisha: Kemi disa kandidatë për Tiranën
Kryesore

Gati shkarkimi i Veliajt, Berisha: Kemi disa kandidatë për Tiranën

22 Shtator, 2025 1:12 pm
Rama: Pranverën e ardhshme Diella do të jetë prezente edhe fizikisht
Aktualitet

Rama: Pranverën e ardhshme Diella do të jetë prezente edhe fizikisht

22 Shtator, 2025 1:07 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Anglia njeh Palestinës, SHBA: Mburrje e kotë

22 Shtator, 2025 11:30 am
Dorëhiqet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha
Aktualitet

Ermal Dredha dha dorëheqjen, ja kush do e drejtojë bashkinë e Vlorës

22 Shtator, 2025 11:26 am
Para
WhatsApp sjell së shpejti risinë që do t’u ndihmojë t’i mbani mesazhet të fshehura

WhatsApp sjell së shpejti risinë që do t’u ndihmojë t’i mbani mesazhet të fshehura

Veliaj: I shtrij dorën e bashkëpunimit Belindit, Arlindit, Rolandit, Markos dhe Lajlës

Veliaj: I shtrij dorën e bashkëpunimit Belindit, Arlindit, Rolandit, Markos dhe Lajlës

“Humbja e thellë e PD-së erdhi prej bojkotimit të qytetarëve”

"Humbja e thellë e PD-së erdhi prej bojkotimit të qytetarëve"
















TE FUNDIT

Veliaj i përgjigjet Këshillit Bashkiak:Nuk jam informuar me shkaqet e shkarkimit tim

“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
22 Shtator, 2025

Nga qelia, kryebashkiaku Erion Veliaj i është përgjigjur nëpërmjet një  letre Këshillit Bashkiak ende s’është njoftuar zyrtarisht mbi rendin e...

Lexo më shumë

Trump deklaron se ka “gjetur zgjidhje” për autizmin

Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran
22 Shtator, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar një njoftim që ai e konsideron “një nga më të mëdhenjtë mjekësorë në historinë...

Lexo më shumë

37-vjeçari mbërrin i plagosur me armë zjarri në spitalin e Vlorës

37-vjeçari mbërrin i plagosur me armë zjarri në spitalin e Vlorës
22 Shtator, 2025

Një 37-vjeçar ka mbërritur i plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të hëne në spitalin e Vlorës. Policia njofton...

Lexo më shumë

Pornografi me të mitur, pranga 24-vjeçarit në Fier

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
22 Shtator, 2025

Një i ri 24-vjeçar është arrestuar në Fier, me akuzën pornografi me të mitur. Në pranga ra I. M., 24...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com