Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj ironizon Këlliçin: Ata që s’kanë bërë asnjë shkollë, nuk nxjerrin qimen nga qulli

2023/04/24 at 2:30 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj ironizon Këlliçin: Ata që s’kanë bërë asnjë shkollë, nuk nxjerrin qimen nga qulli

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka premtuar hapjen e 5 shkollave të reja, në zonën midis Astirit, Kasharit dhe Yzberishtit ku janë gati edhe terrenet.

Veliaj ishte prezent në disa prej terreneve, ku së bashku me banorë të zonës mbolli edhe disa pemë. Gjatë takimit me to, Veliaj shpjegoi se si do të zhvillohet projekti, pjesë e lotit të 5 shkollave të reja në kryeqytet.

Ai theksoi se duke qenë se në fushatë nuk lejohen garat për ndërtime, kwshtu sipas tij procedurat do të përgatiten pas zgjedhjeve për të tre lotët.

“Për të gjithë qytetarët që kanë pyetur veten, ‘çfarë është ky terren ne mes te Astirit, që është ruajtur i pa ndërtuar’ sot kemi një përgjigje: do të jetë terreni i shkollës së re. Në fakt, do të kemi dy shkolla të reja: një shkollë e bashkuar, por me hyrje të veçanta, 9-vjeçarja me gjimnazin. Po flas, për një kampus që është rreth 10 mijë metra katrorë. 

Ne patëm disa vështirësi vjet, që unë i kam pranuar edhe publikisht: rritja e çmimit të çelikut dhe të shumë prej produkteve e të artikujve, me të cilat ndërtohen shkollat, shkuan në një nivel stratosferik. Kjo do të thotë se kemi pritur për ta rilançuar garën për të ndërtuar shkolla të reja në Yzberisht, në gjithë zonën e Astirit dhe të Kasharit përsëri këtë vit. Ky është vetëm një nga tre terrenet. Në këtë terren do të kemi 9-vjeçaren dhe gjimnazin. Kemi një terren tjetër në Kashar, gjithashtu për 9-vjeçaren dhe gjimnazin dhe kemi gjithashtu, edhe një terren tjetër që është midis Lanës dhe Unazës”, tha Veliaj.

Ndërsa ironizoi edhe kundërshtarin e tij në zgjedhjet lokale Belind Këlliçin duke thënë se:

“Sigurisht, të dyja palët duhen të mbajnë premtimet për shkollë, por një palë ka detyrim ta mbarojë shkollën për efekt diplome, kurse pala tjetër, që është pala jonë, ka detyrimin ta mbarojë shkollën për efekt të premtimit. Diferencë shumë e madhe midis shkollave që premtojmë dhe premtimeve që mbajmë.

Mezi pres që, ashtu siç kemi bërë 40 shkolla, të bëjmë edhe këto 5 të fundit. Një nga arsyet pse Astiri dhe Kashari na ka dhënë këtë mbështetje është se janë të sigurt se kush i bën 40 e ca shkolla i bën dhe 5 të fundit. Ata që s’kanë bërë asnjë shkollë sa herë që kanë drejtuar Tiranën apo s’i kanë mbarur as shkollat e tyre nuk kanë shans të nxjerrin qimen nga qulli”, shtoi Veliaj./Opinion.al

Etiketa: BELIND KËLLIÇIerion veliajprojekteshkolla

Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

5 Shkurt, 2026 9:22 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

5 Shkurt, 2026 9:20 am
“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem
-U tha në Opinion

“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem

4 Shkurt, 2026 10:42 pm
Trump tërheq 700 agjentë federalë të imigracionit nga Minneapolis
Bota

Trump tërheq 700 agjentë federalë të imigracionit nga Minneapolis

4 Shkurt, 2026 10:38 pm
Cilat janë kapacitetet e raketave balistike të Iranit?
Bota

Cilat janë kapacitetet e raketave balistike të Iranit?

4 Shkurt, 2026 10:08 pm
Probleme në frymëmarrje, ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet me urgjencë në QSUT
Aktualitet

Probleme në frymëmarrje, ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet me urgjencë në QSUT

4 Shkurt, 2026 9:39 pm
Drafti i Amnistisë Penale/ Cilat janë kategoritë që përfitojnë, përjashtohen…
Kronikë

Drafti i Amnistisë Penale/ Cilat janë kategoritë që përfitojnë, përjashtohen…

4 Shkurt, 2026 8:23 pm
Vatikan/ Rama viziton Genazzano: Krah Zojës së Shqipërisë, qëndron edhe flamuri ynë
Aktualitet

Vatikan/ Rama viziton Genazzano: Krah Zojës së Shqipërisë, qëndron edhe flamuri ynë

4 Shkurt, 2026 6:53 pm
“Nuk kam takuar askënd më të keq”, çfarë thoshte Epstein për Trump
Bota

“Nuk kam takuar askënd më të keq”, çfarë thoshte Epstein për Trump

4 Shkurt, 2026 6:27 pm
Mot i keq, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit
Aktualitet

Mot i keq, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit

4 Shkurt, 2026 6:13 pm
Para
Vuçiç: Ndryshime tektonike në veri të Kosovës

Vuçiç: Ndryshime tektonike në veri të Kosovës

Presidenti i klubit të FSHP-së dhunon shefin e delegacionit (VIDEO)

Presidenti i klubit të FSHP-së dhunon shefin e delegacionit (VIDEO)

Vrasja e Ardian Nikulajt, e gjithë familja u monitorua për disa ditë

Vrasja e biznesmenit në Shëngjin, eksperti: Kemi pamje të autorit. Ja gabimet e tij

TE FUNDIT

Parashikimi i motit, si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
5 Shkurt, 2026

Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me intervale afatshkurtra...

Lexo më shumë

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi, 12 prill 2025
5 Shkurt, 2026

Dashi E enjtja do të jetë mjaft pozitive, ku Venusi do të ketë ndikim tranzit dhe do e bëjë dashurinë...

Lexo më shumë

“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem

“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem
4 Shkurt, 2026

Të huaj që jetojnë në Shqipëri nuk është habi, por padyshim që të bën të kthesh kokën kur ai identifikohet...

Lexo më shumë

Trump tërheq 700 agjentë federalë të imigracionit nga Minneapolis

Trump tërheq 700 agjentë federalë të imigracionit nga Minneapolis
4 Shkurt, 2026

Administrata Trump ka tërhequr menjëherë 700 oficerë federalë të imigracionit nga Minneapolis. Kjo u bë e ditur nga “Cari i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com