TIRANE- Nuk do të ketë më depozita në tarracat e pallateve. Vendimi është marrë nga kreu i bashkisë Erion Veliaj. “Përveç estetikës, është një rrezik për qytetin dhe qytetarët e Tiranës. Mezi pres kësaj jave që të fillojmë promovimin e disa prej këtyre zonave dhe të shikojmë se si qytetarët heqin depozitën për të pasur ujë 24 orë dhe për të mbyllur këtë mandat me një situatë shumë herë më të pranueshme për furnizimin 24 orë në qytetin e Tiranës, se sa ajo që gjetëm”, theksoi kryebashkiaku Veliaj.
Ai paralajmëroi edhe marrjen e disa masave të tjera në drejtim të kufizimit të humbjeve në rrjet dhe që kanë të bëjnë kryesisht me bashkitë e tjera që kanë aksion në UKT.
“Ne do të kërkojmë që këto bashki të largohen nga UKT-ja, të krijojnë Ujësjellës-Kanalizimet e tyre. Nëse duan ta blejnë ujin me shumicë nga Tirana, duhet të paguajnë, e nëse duan ta falin ujin për qytetarët në bashkitë ku nuk paguhet uji, ky është vendimi i tyre. Ne nuk jemi këtu për të marrë vendime se ç’bëjnë ata me ujin e tyre”, përfundoi Veliaj.
K