Teatri që sot ka 3 mijë metra katrorë do të ketë trefishin e pjesës kur të ndërtohet godina e re, tha Erion Veliaj në Opinion. Ai nuk pranoi të fliste për kulla, apo ndërtesa të tjera që do ndertohen rreth tij, por tha se prona e bashkisë nuk do të tjertërsohet ndërsa prona private do të zhvillohet prej tyre.
Sakaq, ai u përfshi edhe në batuta me gazetaren Ornela Liperi të Monitorit. “Shpirti vogël, prit kekun të piqet…”, i tha Veliaj në kontekstin që prit sa të mbarojë projekti, pastaj reago për ndërtimet e reja.