Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj flet për një mandat të dytë si drejtues i kryeqytetit.
Gjatë inaugurimit të një lulishteje dhe këndi lojërash tek aneksi i Stadiumit “Arena Kombëtare”, Veliaj tha se në mandatin e dytë do të dyfishohen këndet e lojërave në Tiranë.
“Mezi pres që vitin tjetër, siç kemi bërë deri tani 37 kënde lojërash, ta dyfishojmë këtë numër dhe të kemi brenda mandatit tjetër mbi 100 kënde lojërash në Tiranë dhe hapësira rekreative”, u shpreh ai.
Por deri më tani Partia Socialiste nuk i ka shpallur kandidatët zyrtar për kryetar bashkie dhe siç dihet “lufta” e brendshme bëhet për Tiranën. Pritet që brenda muajit Mars PS të publikoje emrat zyrtare te kandidateve.