Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj: Fituam betejën me betonieret, beteja me FSHF-në jo vetëm e imja

2022/02/02 at 3:49 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj: Fituam betejën me betonieret, beteja me FSHF-në jo vetëm e imja

Kryebashkiaku, Erion Veliaj, zhvilloi ditën e sotme një takim me drejtues dhe efektivë të Policisë së Tiranës. Pasi vlerësoi punën e tyre, Veliaj theksoi se vendimi i policisë dhe i Bashkisë së Tiranës për ndalimin e betonierve ishte një betejë e fituar.

“I kemi qëndruar vendimit për ndalimin e betoniereve – si një vendim i përbashkët i Policisë së Shtetit, Policisë Rrugore, Bashkisë së Tiranës dhe Policisë Bashkiake – sepse besojmë se i shërben për 99% të popullsisë. Që betonieria të punojë në orën 08:00, kur edhe fëmijët shkojnë në shkollë, është tekë, sepse betoni mund të hidhet fare mirë edhe natën, kurse fëmija s’mund të vonohet për të shkuar në shkollë. Unë besoj se kjo ishte një betejë që u fitua”, u shpreh Veliaj. 

“Edhe tek “5 Maji” beteja mori një drejtim. Zonja në fjalë (Liza Marku) ka marrë 364 metra katrorë banesë. Bashkia dhe policia nuk mund të të detyrojë t’i marrësh me zor, por kontratën e aty e ka. Nëse do të përdoresh për ideal të partisë, është komplet e drejta jote, ky është një vend demokratik, por ky shtet po të jep 364 metra katrorë shtëpi të projektuar nga Stefano Boeri. Kush prej jush këtu i ka 364 metra katrorë shtëpi? Asnjë! Nuk ka policë me 364 metra katrorë shtëpi. Atëherë, pse dikush që zapton, merr 364 metra katrorë shtëpi dhe i thotë policit “do marr cfurkun, do marr kallashin në shtëpi, e do të të vras”?, tha Veliaj. 

Kryebashkiaku u ndal edhe te beteja me FSHF-në për të cilën tha: “Unë kam hyrë në një betejë tjetër, e cila është edhe beteja juaj sepse më duket fyese që disa hargalisen në tribunë, kurse policët hanë gjithë shkopinjtë, gurët e shishet kokës. I keni parë skenat? Cili djalë apo vajzë polici ka shansin të luajë me kombëtaren dhe të paguajë shumat që kërkojnë këta? Asnjë! Pse nuk shkon një djalë polici me “Bentley” në “Uembli”? Pse janë vetëm 1% e popullsisë që komandon gjithçka, kurse policët janë ata që duhet të ndajnë edhe partitë, kur theren mes tyre? Jo, polici ka dinjitet, polici ka respekt dhe ka një uniformë, që i shërben të gjithë Republikës së Shqipërisë. Kjo betejë nuk është vetëm e imja”.

Veliaj theksoi se “kjo nuk është vetëm beteja e tij, por është beteja e të gjithëve”. “Një prind që është polic nuk e di si ia del që të gjejë 20-30 mijë lekë nga rroga e tij për të çuar fëmijën të luajë futboll. Jam i sigurt se heq diçka mënjanë sepse ka një rrogë modeste. Por, ta kesh bërë këtë për 15 vjet dhe në fund të vendosë një bandë në Shijak kujt i bën fëmija dhe kujt nuk i bën, në varësi të mbiemrit, lekëve që paguan apo të njohjeve që ka me politikën, s’ka asnjë kuptim! Kjo nuk është vetëm beteja ime! Kjo është beteja e të gjithëve,” u shpreh Veliaj./Opinion.al

Etiketa: FSHFVeliaj

Ju sugjerojmë

Zbulohen lidhjet e Jeffrey Epstein me ambasadorin britanik në SHBA
Bota

Zbulohen lidhjet e Jeffrey Epstein me ambasadorin britanik në SHBA

30 Janar, 2026 10:24 pm
Spanja legalizon qëndrimin e emigrantëve
Bota

Spanja legalizon qëndrimin e emigrantëve

30 Janar, 2026 9:19 pm
Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte
Bota

Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte

30 Janar, 2026 8:12 pm
Dosja “Epstein”, sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse
Bota

Dosja “Epstein”, sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse

30 Janar, 2026 7:08 pm
Tuneli i Llogorasë, Bardhi publikon mesazhet e Ballukut dhe Evis Berberit
Politikë

SPAK i tha “Jo” komisionit “Xhafaj”/Bardhi: Intimidimet nuk e shpëtojnë dot qeverinë

30 Janar, 2026 7:02 pm
SPAK i mbyll derën “Xhafajt”, e cilëson cenim të pavarësisë
Aktualitet

SPAK i mbyll derën “Xhafajt”, e cilëson cenim të pavarësisë

30 Janar, 2026 6:26 pm
Starmer pas paralajmërimit të Trump:Britania dhe SHBA mbeten aleate shumë të ngushta
Bota

Starmer pas paralajmërimit të Trump:Britania dhe SHBA mbeten aleate shumë të ngushta

30 Janar, 2026 6:08 pm
Lufta në Gaza, Izraeli: Mbi 71 mijë palestinezë të vrarë
Bota

Lufta në Gaza, Izraeli: Mbi 71 mijë palestinezë të vrarë

30 Janar, 2026 4:46 pm
Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i Visit të Pojës
Kronikë

Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Turqi vëllai i Visit të Pojës

30 Janar, 2026 3:27 pm
Komisioni për Reformën Territoriale, Berisha: S’ka bashkëpunim me PS
Politikë

Komisioni për Reformën Territoriale, Berisha: S’ka bashkëpunim me PS

30 Janar, 2026 3:21 pm
Para
Opinion/ Të penduarit e drejtësisë që burgosën bosët e krimit

Opinion/ Të penduarit e drejtësisë që burgosën bosët e krimit

“Prishi marrëveshjen!”/Kryemadhi:Gabova,nuk i besova Ilir Metës për Lulzim Bashën

“Prishi marrëveshjen!”/Kryemadhi:Gabova,nuk i besova Ilir Metës për Lulzim Bashën

Menuja 500 milionëshe e FSHZH/PD: SPAK të hetojë, i përfshirë djali i drejtorit

Menuja 500 milionëshe e FSHZH/PD: SPAK të hetojë, i përfshirë djali i drejtorit

TE FUNDIT

Zbulohen lidhjet e Jeffrey Epstein me ambasadorin britanik në SHBA

Zbulohen lidhjet e Jeffrey Epstein me ambasadorin britanik në SHBA
30 Janar, 2026

Sipas dosjeve të reja që u publikuan nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, Jeffrey Epstein ka dërguar transferime bankare që...

Lexo më shumë

Spanja legalizon qëndrimin e emigrantëve

Spanja legalizon qëndrimin e emigrantëve
30 Janar, 2026

Qeveria spanjolle ka hedhur një hap të rrallë me nisjen e një procedurë të jashtëzakonshme që u mundëson shumë emigrantëve,...

Lexo më shumë

Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte

Zyrtari iranian: Teherani është gati për bisedime me SHBA, por me kushte
30 Janar, 2026

“Irani është gati të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara, por ato duhet të jenë të drejta dhe të mos përfshijnë aftësitë...

Lexo më shumë

Dosja “Epstein”, sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse

Dosja “Epstein”, sëmundja e Bill Gates pas marrëdhënieve intime me vajza ruse
30 Janar, 2026

Departamenti i Drejtësisë ka njoftuar publikimin e dosjeve të reja mbi Jeffrey Epstein. Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Todd Blanche tha se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com