Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj: Dy shkolla të reja në Njësisë 5 dhe 13. Falë punëve të bëra nga PS, vlera e pronës së qytetarëve në njësinë 5 është trefishuar

2024/06/08 at 6:21 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Veliaj: Dy shkolla të reja në Njësisë 5 dhe 13. Falë punëve të bëra nga PS, vlera e pronës së qytetarëve në njësinë 5 është trefishuar

Pas rindërtimit të shkollës “Emin Duraku”, Bashkia e Tiranës do të ndërtojë edhe dy shkolla të reja në Njësinë 5 dhe 13 në kryeqytet. Lajmin e bëri të ditur  kryebashkiaku Erion Veliaj. Gjatë takimit me socialistët e zonës, Veliaj tha se dy institucionet e reja arsimore do të jenë tek Parku Olimpik dhe pranë Kopshtit Botanik.

“Ne do të vazhdojmë punët dhe kantieret tona. Do të kemi fillimin e punimeve për dy shkollat e reja që  prekin edhe Njësinë 5, edhe Njësinë 13; pra, pas ‘’Emin Durakut’’ ne do të punojmë për shkollën ‘’Dritëro Agolli’’, që është tek Parku Olimpik, kurse në anën tjetër të autostradës, te cepi Kopshtit Botanik do të jetë shkolla 9-vjeçare, pra një 9-vjeçare dhe një gjimnaz. Besoj fort që do të shkojmë në zgjedhje me çdo premtim të mbajtur, me kokën lart, duke i parë njerëzit në sy. Ne nuk jemi një forcë perfekte, në 33 vite kanë ndodhur një pafundësi gjërash, po di të them që jemi sot forca më e ndershme, më e drejtë, më progresiste dhe që ka afruar Shqipërinë me BE më shumë se çdo forcë tjetër politike të marrë së bashku”, tha Veliaj.

Ai shtoi se PS është përballur në çdo projekt me pengesa të jashtëzakonshme nga ana e opozitës.

“Kur kujtoj historinë e Partisë Socialiste, kujtoj që në çdo punë jemi përballur me një mur pengesash të jashtëzakonshme. Me sa duket nuk ta fal njeri kollaj suksesin dhe kur punojnë socialistët, ka një grup tjetër që krijon një rezistencë të jashtëzakonshme ndaj çdo projekti. Më kujtohet beteja që kemi bërë për Parkun Olimpik, beteja që kemi bërë për rrugët nga Pallati me Shigjeta te Kopshti Botanik. Kujtoj atëherë se si ishte zaptuar e gjithë hapësira dhe se si përdoreshin komuniteti rom e egjiptian që ishin aty. Përdoreshin si mish për top, siç përdoreshin si mish për top qytetarët tek Astiri, siç përdoreshin tek Bulevardi. Ja ku jemi sot, edhe komuniteti është trajtuar me respekt, me banesa sociale, por edhe lagjja është rritur në vlerën e pronës nga investimet dhe nga gjithë kontributet që kemi pasur, prej insistimit kokëfortë, për t’i çuar punët deri në fund”, deklaroi ai.

Veliaj u shpreh se falë punëve të bëra nga PS, vlera e pronës së qytetarëve  në njësinë  5 është trefishuar.

“Çdo njeri që jeton në njësinë 5, në të gjithë Tiranën në përgjithësi, po sidomos në njësinë 5, është tre herë më i pasur. Edhe ai që nuk voton për ne, edhe ai që na kundërshton, edhe ai që vjen me pistoletë dhe djeg goma. Nuk ndodh që kinema ‘’Agimi’’ te jetë ndonjë ditë bosh nga aktivitetet që po ndodhin. Kur kujtoj Amfiteatrin e Liqenit, ishin të gjithë ato gurët e thyer dhe ishte kthyer në një WC të madhe. Sot Amfiteatri i Liqenit nuk ka ditë të lirë për të gjithë sezonin e verës, tani që dhe Tirana është e mbushur me turistë”, tha Veliaj.

Ju sugjerojmë

“Fati e desh të mos isha në varrim”, Fevziu: Ky emision i dedikohet Artan Lames!
-U tha në Opinion

“Fati e desh të mos isha në varrim”, Fevziu: Ky emision i dedikohet Artan Lames!

27 Maj, 2025 11:12 pm
Çifti Macron mbërrin i kapur dorë për dore në Indonezi
Bota

Çifti Macron mbërrin i kapur dorë për dore në Indonezi

27 Maj, 2025 10:19 pm
SHBA ndalon rekomandimin e vaksinës anti-Covid për fëmijët dhe gratë shtatzëna
Bota

SHBA ndalon rekomandimin e vaksinës anti-Covid për fëmijët dhe gratë shtatzëna

27 Maj, 2025 10:17 pm
Francë/ Miratohet ligji për “vdekjen e asistuar”
Bota

Francë/ Miratohet ligji për “vdekjen e asistuar”

27 Maj, 2025 10:07 pm
Pagoi 1400 Euro për vizë në ambasadën gjermane, çfarë ndodhi më pas
Aktualitet

Pagoi 1400 Euro për vizë në ambasadën gjermane, çfarë ndodhi më pas

27 Maj, 2025 9:37 pm
Ekspertët manipulojnë akt-ekspertimin e aksidentit rrugor, nxjerrin fajtor viktimën
Aktualitet

Ekspertët manipulojnë akt-ekspertimin e aksidentit rrugor, nxjerrin fajtor viktimën

27 Maj, 2025 9:20 pm
Hamami në Durrës rihapet për vizitorët
Aktualitet

Hamami në Durrës rihapet për vizitorët

27 Maj, 2025 8:50 pm
Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e qershorit
Sport

Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e qershorit

27 Maj, 2025 8:28 pm
Niset grupi i katërt i emigrantëve nga Italia drejt Gjadrit
Aktualitet

Niset grupi i katërt i emigrantëve nga Italia drejt Gjadrit

27 Maj, 2025 8:05 pm
SHBA pezullon intervistat për viza studentore
Bota

SHBA pezullon intervistat për viza studentore

27 Maj, 2025 7:45 pm
Para
Në Beograd mbahet “Kuvendi gjithëserb” i Serbisë dhe Republikës Serbe

Në Beograd mbahet “Kuvendi gjithëserb” i Serbisë dhe Republikës Serbe

“Dashuria është dashuri” /Parada e Krenarisë në Prishtinë, i pranishëm edhe Albin Kurti

“Dashuria është dashuri” /Parada e Krenarisë në Prishtinë, i pranishëm edhe Albin Kurti

Italia, Sllovakia dhe vende të tjera të BE-së votojnë për Parlamentin e ri Europian

Italia, Sllovakia dhe vende të tjera të BE-së votojnë për Parlamentin e ri Europian

TE FUNDIT

“Fati e desh të mos isha në varrim”, Fevziu: Ky emision i dedikohet Artan Lames!

“Fati e desh të mos isha në varrim”, Fevziu: Ky emision i dedikohet Artan Lames!
27 Maj, 2025

Emisioni “Opinion” i kësaj të marte i dedikohet Artan Lames, që fatkeqësisht ndërroi jetë më 23 maj të këtij viti,...

Lexo më shumë

Çifti Macron mbërrin i kapur dorë për dore në Indonezi

Çifti Macron mbërrin i kapur dorë për dore në Indonezi
27 Maj, 2025

Ndryshe nga videoja e një dite më parë, çifti Macron tregoi një pamje krejt tjetër sot në Indonezi. Emmanuel dhe Brigitte...

Lexo më shumë

SHBA ndalon rekomandimin e vaksinës anti-Covid për fëmijët dhe gratë shtatzëna

SHBA ndalon rekomandimin e vaksinës anti-Covid për fëmijët dhe gratë shtatzëna
27 Maj, 2025

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk rekomandojnë më vaksinimin rutinë kundër Covid-19 për fëmijët e shëndetshëm dhe gratë shtatzëna. Lajmi...

Lexo më shumë

Francë/ Miratohet ligji për “vdekjen e asistuar”

Francë/ Miratohet ligji për “vdekjen e asistuar”
27 Maj, 2025

Asambleja Kombëtare Franceze ka votuar për t’u lejuar disa njerëzve në fazat e fundit të një sëmundjeje terminale të drejtën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com