Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj dhe Granoff vizitojnë Piramidën: Është kthyer në pikë turistike për Tiranën

2023/05/22 at 2:12 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj dhe Granoff vizitojnë Piramidën: Është kthyer në pikë turistike për Tiranën

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe kreu i Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff, vizituan sot Piramidën e Tiranës, e cila pas përfundimit të punimeve së jashtme dhe të brendshme në godinë, do të pajiset edhe me mjetet e nevojshme për një qendër teknologjie.

Veliaj tha se Piramida, pak ditë nga hapja e saj, është shndërruar në objektin më të vizituar të Tiranës, por nuk la pa theksuar faktin se ajo do të kthehet në qendrën më të madhe digjitale në Ballkan.

 “Sot është një ditë e jashtëzakonshme, ndërtesa e Piramidës është hapur, bashkë me disa nga kubat. Sigurisht, ajo mbetet ende kantier, sidomos për pjesën elektronike, për të cilën ne do të shfrytëzojmë periudhën e verës, teksa fëmijët shkojnë me pushime, – të mbarojmë edhe semestrin e qendrës TUMO te Stadiumi – që kur të rikthehen nga pushimet të gjejnë Piramidën e transformuar me të gjitha pajiset teknologjike për kurset e tyre. Sot jetojmë në një kohë kur teknologjia s’po ndryshon shumë shpejt dhe teksa ne përgatitemi për kodimin, tashmë ka dalë Chat GPT, inteligjenca artificiale. Ndaj, do e pasurojmë kurrikulën tonë me risitë më të fundit të teknologjisë dhe të sigurohemi që çunat dhe gocat e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, të marrin vërtet dijet për punët e të ardhmes,” u shpreh Veliaj.

Ai theksoi se pas pushimeve verore qendra do të jetë gati të presë të rinjtë për kurse në teknologji.

“Në vjeshtë do të kemi mbledhjen vjetore të bordit  të AADF-së dhe hapjen zyrtare edhe për kurset. Në këtë moment, kemi hapur vetëm atë që quhet ‘harduare’ dhe në fund të verës do të hapim edhe atë që quhet ‘softuare’, pra pjesa e nxënies dhe e mësimit. Jam shumë i lumtur që Piramida është kthyer në një ‘mini-Mekë’, një pikë e jashtëzakonshme turistike për ta parë Tiranën në 360 gradë; për të parë të gjitha shtresat e qytetit, edhe pjesën e vjetër, edhe pjesën e periudhës së komunizmit, edhe pjesën ultra moderne të Tiranës, por edhe bashkëjetesën fetare me Xhaminë e Madhe, me Katedralen Katolike dhe Ortodokse, dhe për të kuptuar si ky qytet është i destinuar të rritet,” nënvizoi ai.

Ministrja Margariti tha se Tirana nuk ka më asgjë për të pasur zili nga kryeqytetet e tjera evropiane.

“Fakti që ua kthejmë fëmijëve me ambicien që ata të mësojnë, të ndihen pjesë e qytetit, është formula më e duhur. Më vjen mirë që jemi bërë shembull – edhe Pazari është një nga shembujt më domethënës për të rikthyer jetë aty ku dukej sikur çdo gjë kishte mbaruar – Tirana nuk ka asgjë për të pasur zili asnjë kryeqytet tjetër të botës. Përkundrazi, janë shumë kryeqytete që kanë kthyer vëmendje nga Tirana dhe nga mënyra si po e kthejmë hapësirën publike, si jashtë, por edhe brenda godinave, në një hapësirë punësuese 24 orë. Jam vërtet e lumtur që të vazhdojmë edhe kantiere të tjera me të njëjtën formulë dhe patjetër do të jenë një histori suksesi kur bëhemi bashkë, qeveri, bashki edhe partnerët,” u shpreh ajo.

Kreu i Bordit të AADF, Majkëll Granoff u shpreh i lumtur me faktin që kjo godinë do u shërbejë plot 4000 fëmijëve që përfitojnë nga projektet e përbashkëta mes Fondacionit Shqiptaro-Amerikan dhe Qeverisë shqiptare.

“Mendoj se patëm një eksperiencë unike të përjetonim projektin që prej fillimit. Tani mund të shohim, më në fund, sesa e bukur do të jetë ndërtesa dhe pjesa e rëndësishme, mendoj se është kombinimi mes formës dhe përmbajtjes. Programi që do ndërtojmë së bashku, do të aftësojë fëmijët shqiptarë sot, për të qenë të aftë që jo vetëm të konkurrojnë në Shqipëri, por të konkurrojnë në botën e konkurrencës në të cilën ne jetojmë, për të qenë në ballë të ndryshimeve teknologjike që po përjetojmë të gjithë,” deklaroi Granoff./Opinion.al

Etiketa: Elva Margaritierion veliaj

Ju sugjerojmë

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK
-U tha në Opinion

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK

9 Shkurt, 2026 11:26 pm
Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?
-U tha në Opinion

Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?

9 Shkurt, 2026 10:52 pm
Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë
-U tha në Opinion

Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë

9 Shkurt, 2026 10:38 pm
U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës
Kronikë

U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës

9 Shkurt, 2026 10:25 pm
Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
Rajoni

“Specialja” në Hagë kërkoi burg për Thaçin e 3 ish-krerëte UÇK, reagon Albin Kurti

9 Shkurt, 2026 10:21 pm
Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe
Te Fundit

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe

9 Shkurt, 2026 8:59 pm
Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….
Kryesore

Gjyqi për 4 ish-krerët e UÇK, Rama: Më duhet kohë ta gëlltis atë mal me m*t….

9 Shkurt, 2026 8:20 pm
Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën
Aktualitet

Rama në Bruksel, darkë informale me Antonio Kostën

9 Shkurt, 2026 8:15 pm
Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim
Kryesore

Berisha: Rama mesazh Europës se integrimin e ndërpresim, por drejtësinë nuk e njohim

9 Shkurt, 2026 7:31 pm
Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein
Bota

Nga Mbretëria e Bashkuar në Arabinë Saudite, pasojat globale të skandalit Epstein

9 Shkurt, 2026 7:29 pm
Para
Zjarri përfshiu ndërtesën historike të postës në Filipine, raportohen 7 të plagosur

Zjarri përfshiu ndërtesën historike të postës në Filipine, raportohen 7 të plagosur

U prezantuan si vullnetarë, shqiptarët i vjedhin 6000 € një çifti të moshuarish në Itali

U prezantuan si vullnetarë, shqiptarët i vjedhin 6000 € një çifti të moshuarish në Itali

Aktivistët gjeorgjianë pengojnë dasmën ku mori pjesë vajza e Sergei Lavrovit

Aktivistët gjeorgjianë pengojnë dasmën ku mori pjesë vajza e Sergei Lavrovit

TE FUNDIT

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK
9 Shkurt, 2026

Gjykata Kushtetuese mori vendimin, më 6 shkurt, për të rrëzuar padinë e kryeministrit ndaj GJKKO-së, në lidhje me masën e...

Lexo më shumë

Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?

Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?
9 Shkurt, 2026

“Kushtetuesja pezullon Ballukun, çfarë do të bëjë Rama” është tema që po diskutohet këtë të hënë në emisionin “Opinion”, pas...

Lexo më shumë

Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë

Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë
9 Shkurt, 2026

Drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu ka reaguar në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Specializuar në Hagë për dënimin...

Lexo më shumë

U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës

U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës
9 Shkurt, 2026

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, pas vendimit të Apelit të GJKKO, është vetëdorëzuar pasditen kësaj të hëne në Policinë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com