Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka dënuar sulmin ndaj forcave të policisë në Kosovë.
Në një reagim për ngjarjen në veri të Kosovës, Veliaj e cilëson këtë sulm një barbari për Europën e 2023.
“Sulmi i organizuar kriminal ndaj forcave të policisë së Kosovës është një barbari e pashoqe për Europën e 2023!
Unioni Bashkive dënon me force këto akte terrori si dhe i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së heroit Afrim Bunjaku dhe shërim të shpejtë dy kolegëve të tij”,-thotë kryebashkiaku Veliaj.