Dritan Kalemi, 32-vjeç mbeti i vdekur mbrëmjen e sotme në Elbasan. Makina me të cilën udhëtonte u përplas dhunshëm, kokë me kokë me një makinë tjetër, drejtuesi i të cilës arriti të mbijetojë. Nga pamjet duket qartë se rruga ka ngricë, por edhe shoferët kanë shkelur rregullat e qarkullimit. Siç shihet në video, viktima, që drejtonte një mjet tip Ford ngjyrë gri, duke u përpjekur të zgjedhë rrugën, ka dalë në korsinë tjetër. Nga ana tjetër drejtuesi i BMW ecte me një shpejtësi tejet të lartë, duke shkaktuar përplasjen fatale. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së dielës në unazën e Elbasanit.