Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vdiq 3 vite më parë në Spanjë, sillet në Shqipëri zemra e Saimir Sulës

2023/07/15 at 12:58 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ministria e Drejtësisë propozon rrugën, ja si do tërhiqet zemra e Saimir Sulës nga Spanja

Pas 3 vitesh është sjell në Shqipëri zemra e Saimir Sulës, i riu që humbi jetën në Spanjë gjatë kohës së pandemisë. Sula ndërroi jetë në spitalin “Del Mar” të Barcelonës.

Zemra e të riut iu dorëzua autoriteteve shqiptare dhe në një deklaratë për mediat, Ministria e Drejtësisë njofton se ditën e sotme ka përfunduar me sukses procesi për kthimin e zemrës të të ndjerit Sula në Shqipëri.

Më datë 12 korrik 2023 një grup përfaqësuesish nga Ministria e Drejtësisë, Prokuroria e Tiranës, Prokuroria e Përgjithshme, Instituti i Mjekësisë Ligjore, përfaqësuesi i Ambasadës Shqiptare në Madrid, kanë marrë në dorëzim nga pala spanjolle, zemrën e të ndjerit Saimir Sula dhe kanë përfunduar të gjithë procedurën e nevojshme sipas standardeve të parashikuara në aktet ndërkombëtare dhe legjislacionin procedurial – penal të të dy vendeve.

Transporti për në Shqipëri është kryer konform procedurës së përcaktuar dhe për transportin e zemrës janë përdorur mjetet e fundit teknologjike për procedura të tilla me vështirësi teknike.

Deklaratë e përbashkët Ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria e Përgjithshme:

Përfundon me sukses procesi për riatdhesimin e zemrës për të ndjerin Saimir Sula

Në vijim të deklaratës për shtyp të Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me çështjen e kërkesës së znj. Majlinda Sula për kthimin e zemrës së vëllait të ndjerë Saimir Sula, nga Barcelona (Spanjë) në Shqipëri, njoftojmë se:

Ministria e Drejtësisë, Prokuroria e Tiranës dhe Prokuroria e Përgjithshme në bashkëpunim me autoritetet spanjolle të drejtësisë realizuan me sukses procesin e riatdhesimit të zemrës të të ndjerit z. Saimir Sula në datën 15 korrik 2023 pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, Tiranë.

Me anë të kesaj deklarate të perbashkët, Ministria e Drejtësisë në cilësinë e koordinatorit të procesit, Prokuroria e Përgjithshme në cilësinë e autoritetit kompetent, në bashkëpunim me autoritetet spanjolle të drejtësisë informojnë mediat dhe opinionin publik se, ditën e sotme ka përfunduar me sukses procesi për kthimin e zemrës të të ndjerit z. Saimir Sula në Shqipëri.

Më datë 12 korrik 2023 një grup përfaqësuesish nga Ministria e Drejtësisë, Prokuroria e Tiranës, Prokuroria e Përgjithshme, Instituti i Mjekësisë Ligjore, përfaqësuesi i Ambasadës Shqiptare në Madrid, kanë marrë në dorëzim nga pala spanjolle, organin (zemrën) e të ndjerit Saimir Sula dhe kanë përfunduar të gjithë procedurën e nevojshme sipas standardeve të parashikuara në aktet ndërkombëtare dhe legjislacionin procedural – penal të të dy vendeve.

Transporti për në Shqipëri është kryer konform procedurës së përcaktuar dhe për transportin e zemrës janë përdorur mjetet e fundit teknologjike për procedura të tilla me vështirësi teknike.

Ministria e Drejtësisë ka qenë në koordinim të vazhdueshëm me autoritetet spanjolle, por vetëm në maj 2023 u mor vendimi nga Gjykata 16 e Barcelonës për lejimin e riatdhesimit të organit (zemrës). Prokuroria e Tiranës në kohë rekord nga momenti i njoftimit të këtij vendimi në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Prokurorinë e Përgjithshme morën masat për realizimin e procedurës së riatdhesimit të zemrës. Prokurori i çështjes, njëkohësisht, në përmmbushje të detyrimeve ligjore njoftoi familjarët për praninë gjatë procesit të riatdhësimit.

Duke marrë në konsideratë ndjeshmërinë publike të këtij rasti, Ministria e Drejtësisë ka qenë në koordinim të vazhdueshëm me autoritetet spanjolle për të garantuar riatdhesimin e organit (zemrës). Nga ana tjetër, Ministria e Drejtësisë ka informuar vazhdimisht në mënyrë transparente familjarët, konform kufizimeve ligjore, sekretit hetimor, në kushtet ku çështja është në proces nga Prokuroria e Tiranës.

Ne e mirëkuptojmë emocionalitetin dhe dhimbjen e familjarëve dhe në rastin konkret MD vetëm lehtëson procesin në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës. Ministria e Drejtësisë ka kryer detyrën e saj në këtë proces si autoritet qendror, me transparencë të plotë, ndjenjë të lartë përgjegjësie dhe humanizmi. Nga ky moment i takon Prokurorisë së Tiranës dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore, të kryejnë të gjitha veprimet hetimore të mëtejshme.

Gjejmë rastin të falënderojmë edhe autoritetet e drejtësisë spanjolle, të cilët kanë përshpejtuar dhe mbështetur deri në realizimin me sukses të riatdhetësimit të organit (zemrës) të të ndjerit Saimir Sula./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Vlora mes zgjedhjeve dhe etapës së tretë të “Giro d’Italia”
Aktualitet

Vlora mes zgjedhjeve dhe etapës së tretë të “Giro d’Italia”

11 Maj, 2025 3:21 pm
Në Yzberisht votohet ndryshe, kontinierët kthehen në qendra votimi
Kryesore

Në Yzberisht votohet ndryshe, kontinierët kthehen në qendra votimi

11 Maj, 2025 3:13 pm
Veliaj: Shpërblime për fundvit për mbi 4 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse
Kryesore

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj voton në ambientet e paraburgimit të Durrësit

11 Maj, 2025 2:56 pm
Voton kreu i KQZ, Celibashi për mediat: Kush shkel ligjin do të mbajë përgjegjësi
Kryesore

Voton kreu i KQZ, Celibashi për mediat: Kush shkel ligjin do të mbajë përgjegjësi

11 Maj, 2025 2:51 pm
Tiranë, fotografuan votën, në pranga 3 persona / Njëri e publikoi në rrjetet sociale
Aktualitet

Tiranë, fotografuan votën, në pranga 3 persona / Njëri e publikoi në rrjetet sociale

11 Maj, 2025 2:49 pm
Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
Kryesore

KQZ publikon shifrat, ja sa është pjesëmarrja në votime deri në orën 14:00

11 Maj, 2025 2:40 pm
Balluku voton në Fier: I bëj thirrje shqiptarëve, mos ta çojnë votën dëm!
Kryesore

Balluku voton në Fier: I bëj thirrje shqiptarëve, mos ta çojnë votën dëm!

11 Maj, 2025 2:25 pm
“Ah sa e bukur, të votosh duke nusëruar!”/ Rama: Gjest emocionues dhe qytetar
Kryesore

“Ah sa e bukur, të votosh duke nusëruar!”/ Rama: Gjest emocionues dhe qytetar

11 Maj, 2025 2:25 pm
Tensionet në Vorë/Celibashi-përfaqësuesve politikë: Sa më larg qendrave të votimit
Kryesore

Tensionet në Vorë/Celibashi-përfaqësuesve politikë: Sa më larg qendrave të votimit

11 Maj, 2025 2:06 pm
Idrizi: Sot qytetarët kanë pushtetin! Përcaktojnë të ardhmen e tyre
Kryesore

Idrizi: Sot qytetarët kanë pushtetin! Përcaktojnë të ardhmen e tyre

11 Maj, 2025 2:00 pm
Para
Miliarderi kinez Jack Ma viziton Tiranën: Do të kthehem sërish

Miliarderi kinez Jack Ma viziton Tiranën: Do të kthehem sërish

Përmbytje në Korenë Jugore, shkon në 20 numri i të vdekurve

Përmbytje në Korenë Jugore, shkon në 20 numri i të vdekurve

Erdogani me sy kah Perëndimi, teksa i rritet kriza e brendshme financiare

Erdogani me sy kah Perëndimi, teksa i rritet kriza e brendshme financiare

TE FUNDIT

Vlora mes zgjedhjeve dhe etapës së tretë të “Giro d’Italia”

Vlora mes zgjedhjeve dhe etapës së tretë të “Giro d’Italia”
11 Maj, 2025

Ndërkohë  që në gjithë vendin mbahen zgjedhjet për parlamentin e ri, në Vlorë përveç zgjedhjeve mbahet edhe etapa e tretë...

Lexo më shumë

Në Yzberisht votohet ndryshe, kontinierët kthehen në qendra votimi

Në Yzberisht votohet ndryshe, kontinierët kthehen në qendra votimi
11 Maj, 2025

Në zonën e Yzberishtit, në Tiranë janë vendosur 23 kontinierë. Gazetarja e tvklan, Erikleda Dorezi në një raportim bënë me...

Lexo më shumë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj voton në ambientet e paraburgimit të Durrësit

Veliaj: Shpërblime për fundvit për mbi 4 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse
11 Maj, 2025

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ushtruar sot të drejtën e votës në ambientet e paraburgimit të Durrësit....

Lexo më shumë

Voton kreu i KQZ, Celibashi për mediat: Kush shkel ligjin do të mbajë përgjegjësi

Voton kreu i KQZ, Celibashi për mediat: Kush shkel ligjin do të mbajë përgjegjësi
11 Maj, 2025

Kreu i komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka votuar mesditën e sotme në shkollën “Kushtrimi i Lirisë” në kryeqytet....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com