Një vajzë vetëm 7 vjeçe ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi u përplas nga një makinë.
Automjeti që drejtohej nga një 23-vjeçar në fshatin Mozhe në Fushë-Krujë ta përplasur për vdekje vogëlushen.
Vajza A.D., u dërgua në Spitalin e Traumës, por ajo ndërroi jetë pak orë më vonë.
Shoferi, Erjon Laska është arrestuar si autor i aksidentit vdekjeprurës.
Në momentin e aksidentit ai po udhëtonte me një makinë tip Ford Puma në aksin rrugor Bubq-Mozhë.