Një lajm i rremë se Lulzim Basha kishte ndërruar jetë pas një aksidenti automobilistik është shpërndarë gjatë ditës së sotme, por ish-kreu i PD reagoi për ta mohuar duke thënë se është mirë.
Pas reagimit të Bashës ishte kryeministri Edi Rama, i cili ripostoi reagimin e Bashës dhe komentoi këtë “fake news”.
“Mos e prish gjumin për kaq gjë, ty të marrin të keqen”, shkroi Rama me ironi në “Instagram”, shoqëruar me foton e reagimit të Bashës.
View this post on Instagram