Ka vdekur në moshën 80-vjeçare kantautori i famshëm italian, Toto Cutugno. Ai ishte i shtruar prej disa javësh në një spital të Milanos.
Lajmin e ka dhënë për ANSA menaxheri i tij, Danilo Mancuso.
“Pas një sëmundjeje të gjatë, gjendja shëndetësore e këngëtarit u rëndua muajt e fundit”, u shpreh menaxheri.
Cutugno u bë i famshëm në vitin 1983, kur në festivalin e Sanremos këndoi këngën “L’italiano”. Edhe pse kënga e tij doli vetëm në vend të pestë, ajo u bë e njohur në të gjithë botën falë turneve të tij.