Këngëtarja e njohur Sharon Jones, që ka tërhequr dëgjuesit me zërin e saj të mrekullueshëm gjatë kohës që udhëhiqte grupi Dap-Kings, ka humbur jetën në moshën 60 vjeçare.
Jonas ka vdekur ditën e premte në një spital në New York, pas luftës me kancerin e pankreasit, ka deklaruar përfaqësuesi i saj.
Pavarësisht zërit të saj të fortë, Jones nuk arriti të bënte një rikthim të bujshëm në skenën e muzikës deri në vitin 2002, pas regjistrimit të një albumi me grupin.
Më vonë ata fituan edhe një çmim Grammy si dhe performuan në festivalin e Glastonbury-t.