Një tjetër aksident është shënuar në rrugët e Shqipërisë dhe fatkeqësisht sërish me viktima. Një efektive e policisë ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një aksident pranë Urës së Mifolit, në Vlorë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:15.
Refije Shtrumi, 33-vjeç e cila ishte në automjetin tip “Ford”, me targë AA601 FZ, ka gjetur vdekjen. Sipas policisë makina ku udhëtonte 36-vjeçarja dhe 31-vjeçarin E.Ç është përplasur me një pemë.
Përplasja ka rezultuar fatale për efektiven e policisë, e cila ka humbur jetën në spital. Ndërkohë i plagosur rëndë ka mbetur edhe 31-vjeçarin E.Ç, i cili ndodhet në spitalin rajonal të Vlorës.