Televizioni Klan ka ndërprerë transmetimin e programit muzikor C’est la vie pas ndarjes nga jeta të kryetarit të jurisë, kompozitorit të njohur, Aleksandër Lalo.
Lalo u nda nga jeta sot në në një spital në Tiranë, në moshën 68 vjeçare.
Vetë Tv Klan ka pranuar se emisioni ka qenë i regjistruar dy ditë më parë.
“Teleshikues të televizionit Klan, po ndërpresim rrjedhën normale të programacionit, të spektaklit të cilin po e ndiqni, pas ndarjes në mënyrë të papritur pak minuta më parë nga jeta të kompozitorit të njohur Aleksandër Lalo. Në shenjë respekti, TV Klan nuk do të vazhdojë mbrëmjen e sotme transmetimin e spektaklit, pjesë e të cilit ishte edhe Aleksandër Lalo nga java e parë dhe do të jetë puntata e ditës së sotme, e cila ishte e regjistruar dy ditë më parë”, tha Reis Çiço nga studio e lajmeve.
TV Klan shpreh ngushëllimet familjareve dhe të njohurve për humbjen e artistit të madh.