Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vdes ish-senatori amerikan, çfarë bëri për Shqipërinë

2019/04/29 at 4:28 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vdes ish-senatori amerikan, çfarë bëri për Shqipërinë

Në SHBA vdiq në moshën 87-vjeçare ish-senatori i shtetit të Indianës Richard Lugar, ekspert i politikës së jashtme.

Republikani Lugar do të mbahet mend si njeriu i cili ndihmoi në çmontimin e mijëra armëve bërthamore në ish-shtetet sovjetike dhe kontribuoi në shkatërrimin e armëve kimike të Shqipërisë.

Qendra Lugar në Uashington tha në një deklaratë se Richard Lugar vdiq të dielën në Spitalin e Sëmundjeve të Zemrës Inova në Fairfax të shtetit Virxhinia.

Lugar u zgjodh për herë të parë në Senat në vitin 1976, pas tetë vjetësh si kryetar bashkie i qytetit Indianapolis.

Senatori republikan shërbeu për dekada të tëra në Komisionin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, ku ka qenë dy herë kryetar. Në këtë funksion, senatori Lugar ndihmoi në realizimin e marrëveshjeve për pakësimin e armëve nën administratat e presidentëve George H.W. Bush, Bill Clinton dhe Barack Obama.

Duke filluar nga viti 2004, programi u zgjerua përtej këtyre vendeve dhe përfshiu shkatërrimin e armëve kimike në Shqipëri.

Senatori Lugar mbështeti zgjerimin e NATO-s dhe favorizoi ndihmën për kryengritësit Kontra të Nikaraguas.

MBËSHTETI NDËRHYRJEN E NATOS NË KOSOVË

Senatori Lugar ishte mbështetës i ndërhyrjes së NATO-s njëzet vjet më parë në Kosovë, udhëheqësit e të cilës e cilësuan e vlerësuan si mik të madh të saj.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shkroi në rrjetet sociale të dielën se “ai bëri shumë për Kosovën, në ditët më të vështira për popullin tonë. Ishte një prej zërave më të mëdhenj pro intervenimit të NATO-s dhe një mbështetës i pavarësisë sonë. Do ta ruajmë përjetësisht kujtimin për të!”

Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se “Kosova sot ka humbur një nga miqtë e saj të shquar, ish-Senatorin amerikan nga Partia Republikane Richard Lugar, mbështetësin e madh të pavarësisë sonë. Shqiptarët do t’i jenë mirënjohës përjetë përfaqësuesit të shtetit Indiana në Senat, Lugar, i cili së bashku me John McCain përkrahu Presidentin Bill Clinton për intervenim kundër Serbisë, për ta parandaluar gjenocidin në Kosovë”.

Ndërsa, kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, shkroi se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur një burrështetas të kalibrit ndërkombëtar, senatorin Richard Lugar, i cili ka pasur rol protagonist në politikën e jashtme të këtij vendi, duke e bërë botën më të paqtë e më të sigurt. Mirëpo, për ikjen e tij, sot është e pikëlluar edhe Kosova, që te senatori Lugar ka gjetur për dekada me radhë një mik të sinqertë e të përkushtuar, i cili na është gjetur në vështirësi e nevojë. Mbështetja dhe zëri i tij i fuqishëm ishte një rreze e fortë drite për popullin tonë në kohët më të errëta. Ai do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një fisnik që është përpjekur ta bëjë këtë botë më të mirë dhe i mbetemi përherë borxhlinj për ndihmën që na ka dhënë”, shkroi ai./ Burimi: VOA

Ju sugjerojmë

Gaza, Hamasi do fusë 10 mijë trupa në qeverinë që do drejtojë enklavën palestineze
Bota

Gaza, Hamasi do fusë 10 mijë trupa në qeverinë që do drejtojë enklavën palestineze

27 Janar, 2026 2:08 pm
Shoqërimi i të miturit në komisariat, Koçi: Nuk u trajtua në mënyrë çnjerëzore
Politikë

Shoqërimi i të miturit në komisariat, Koçi: Nuk u trajtua në mënyrë çnjerëzore

27 Janar, 2026 2:05 pm
Humnerë në mes qytetit/ 4 kilometra çarje, evakuohen mbi një mijë persona në Siçili
Bota

Humnerë në mes qytetit/ 4 kilometra çarje, evakuohen mbi një mijë persona në Siçili

27 Janar, 2026 2:00 pm
Moti i keq, 34 viktima në SHBA
Bota

Moti i keq, 34 viktima në SHBA

27 Janar, 2026 1:52 pm
“Lapanjos, lëri dënglat”, përplasen Balla e Bardhi në Parlament
Kryesore

“Lapanjos, lëri dënglat”, përplasen Balla e Bardhi në Parlament

27 Janar, 2026 1:50 pm
Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës, punonjës dhe qytetarë kundër vendimit
Aktualitet

Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës, punonjës dhe qytetarë kundër vendimit

27 Janar, 2026 12:32 pm
BE dhe India arrijnë marrëveshje të madhe tregtare pas 20 vitesh negociata
Bota

BE dhe India arrijnë marrëveshje të madhe tregtare pas 20 vitesh negociata

27 Janar, 2026 12:23 pm
Buxheti 2025/  Malaj: Akti normativ mbështet shtresat më në nevojë
Politikë

Buxheti 2025/ Malaj: Akti normativ mbështet shtresat më në nevojë

27 Janar, 2026 12:20 pm
Protesta, Bardhi: Ministrja e Brendshme të japë llogari për dhunën policore
Kryesore

Protesta, Bardhi: Ministrja e Brendshme të japë llogari për dhunën policore

27 Janar, 2026 12:02 pm
“19 projektligje në një ditë, shtoni seancat”, Boçi: Kuvendi po çmendet
Kryesore

“19 projektligje në një ditë, shtoni seancat”, Boçi: Kuvendi po çmendet

27 Janar, 2026 10:57 am
Para
Benefitet e vajit të ullirit në kozmetikë

Benefitet e vajit të ullirit në kozmetikë

Reforma në drejtësi dhe negociatat, çfarë u tha në takimin Rama-Merkel

Reforma në drejtësi dhe negociatat, çfarë u tha në takimin Rama-Merkel

Panik në avionin e futbollistëve shqiptarë gjatë kthimit nga Stambolli

Hawaii, nis testimi i avionëve hibrid elektrik

TE FUNDIT

Gaza, Hamasi do fusë 10 mijë trupa në qeverinë që do drejtojë enklavën palestineze

Gaza, Hamasi do fusë 10 mijë trupa në qeverinë që do drejtojë enklavën palestineze
27 Janar, 2026

Hamasi dëshiron të integrojë forcën e tij policore prej 10,000 trupash në qeverinë e re të Gazës të mbështetur nga...

Lexo më shumë

Shoqërimi i të miturit në komisariat, Koçi: Nuk u trajtua në mënyrë çnjerëzore

Shoqërimi i të miturit në komisariat, Koçi: Nuk u trajtua në mënyrë çnjerëzore
27 Janar, 2026

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, foli në Kuvend për protestën e opozitës. Koçiu tha se policia nuk ushtroi dhunë ndaj...

Lexo më shumë

Humnerë në mes qytetit/ 4 kilometra çarje, evakuohen mbi një mijë persona në Siçili

Humnerë në mes qytetit/ 4 kilometra çarje, evakuohen mbi një mijë persona në Siçili
27 Janar, 2026

Mbi 1,000 persona u evakuuan me urgjencë nga qyteti kodrinor i Niscemit në Sicili, ku një rrëshqitje e tmerrshme e...

Lexo më shumë

Moti i keq, 34 viktima në SHBA

Moti i keq, 34 viktima në SHBA
27 Janar, 2026

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket sikur janë kthyer në Epokën e Akullnajave ndërkohë që një stuhi vrastare dimri ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com