Gilbert Baker, artisti nga San-Francisko që krijoi flamurin ylber si një simbol për komunitetin homoseksual, ka ndërruar jetë në moshën 65, raportojnë mediat amerikane.
Thuhet se Baker vdiq në gjumë në shtëpinë e tij në Nju Jork të enjten mbrëma.
Ai fillimisht kishte dizajnuar një flamur me tetë ngjyra në vitin 1978, për ditën e lirisë së homoseksualëve, paraardhëse e paradës moderne.
Një rojë qirinj është planifikuar për të premten në mbrëmje në San Francisko.