Ish-ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Hans Dietrich Genscher, i cili ka luajtur një rol kyç në ribashkimin e vendit të tij në vitin 1990, vdiq mbrëmjen e djeshme në moshën 89 vjeçare, njoftoi sot zyra e tij.
“Ish kreu i Partisë liberale gjermane dhe dirigjenti i diplomacisë gjermane për një periudhë 20 vjeçare vdiq një ditë më parë nga një atak kardiak, i rrethuar nga familja dhe miqtë e ngushtë në shtëpinë e tij në WachtbergPech (perëndim)”, saktësuan shërbimet e tij në një deklaratë.
Roli në Shqipëri
Më 2 tetor 1987, Hans Dietrich Genscher vendosi gurin e parë të godinës së ambasadës gjermane në Tiranë. Kryediplomati gjerman, rihapi zyrtarisht komunikimin e ndërprerë mes dy vendeve për një afat kohor 43 vjeçar.