Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vdes efektivi i rrugores, u godit nga polici bashkiak. Ngjarja u fsheh

2016/04/18 at 8:09 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vdes efektivi i rrugores, u godit nga polici bashkiak. Ngjarja u fsheh

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës efektivi i Policisë së Rendit në Komisariatin e Mirditës, Dritan Mjeshtri, i cili u aksidentua tri ditë më parë gjatë shërbimit në afërsi të Rubikut.

40-vjeçari Mjeshtri nuk mundi që t’u mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti, duke gjetur vdekjen paraditen e së dielës. Aksidenti i rëndë u shënua mesnatën e së enjtes, në Rrugën e Kombit, në afërsi të Rubikut.

Në këtë aksident u përfshinë tre mjete, teksa njëri prej tyre ka goditur makinën e parkuar private të efektivit të policisë, i cili ishte në patrullim në Rrugën e Kombit. Në momentin e aksidentit efektivi i policisë ka qenë brenda mjetit, ku për shkak të goditjes së fortë ai mbeti i plagosur rëndë.

Menjëherë në ndihmë të tij kanë ardhur koleget, të cilët ishin në postbllok vetëm pak metra larg vendit të ngjarjes. Ata e kanë dërguar në spital efektivin e policisë, për t’i dhënë ndihmën e parë, por gjendja e tij shëndetësore ka qenë shumë e rëndë.

Aksidenti, i cili i mori jetën 40-vjeçarit, është denoncuar një ditë më vonë edhe nga deputetja e Partisë Demokratike në Mirditë, Albina Deda.

Në një status të saj në rrjetin social, Deda është shprehur se mjeti ku ishte efektivi i policisë është përplasur nga një inspektor i Bashkisë së Mirditës, i cili ka qenë në gjendje të dehur.

Sipas Dedës, Fatjon Lleshaj, pas aksidentit, është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia e ka mbajtur të fshehur ngjarjen.

Por ndonëse kanë kaluar tri ditë nga ngjarja, policia nuk ka shpërndarë asnjë komunikatë për mediat. Me gjithë insistimin e vazhdueshëm të medias, drejtuesit e policisë e kanë kaluar në heshtje, duke deklaruar se efektivi i policisë është plagosur lehtë dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është rikthyer në shtëpi.

Nga ana tjetër, nga informacionet e marra është bërë e ditur se shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar i mjetit që drejtohej nga inspektori i Bashkisë Mirditë, Fatjon Lleshaj.

Ky i fundit mësohet se po lëvizte me shpejtësi me automjetin e tij në afërsi të postbllokut të policisë, duke bërë që të humbë kontrollin e mjetit dhe të përplaset me makinën ku ishte efektivi i policisë dhe me një tjetër automjet.

Pas aksidentit, ai është larguar nga vendi i ngjarjes për t’u dorëzuar në Policinë e Mirditës vetëm një ditë më vonë./Panorama

Ju sugjerojmë

Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë?
Rajoni

Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë?

8 Qershor, 2025 8:56 am
Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
Kryesore

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

8 Qershor, 2025 8:50 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

8 Qershor, 2025 8:44 am
Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
Aktualitet

E Diela për plazh/ Temperaturat deri në 38 gradë, ja moti për sot

8 Qershor, 2025 8:38 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për sot, 8 Qershor 2025

8 Qershor, 2025 8:18 am
Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Para
Ja çfarë ndodhi më Emiljano Shullazin 24 orët e fundit

Shullazi nën akuzë për gjobëvënie dhe kërcënime, drejtësia në test

8 kg drogë, arrestohen 2 shqiptar

8 kg drogë, arrestohen 2 shqiptar

Video/ Të përjetosh live mbytjen e Titanikut

Video/ Të përjetosh live mbytjen e Titanikut

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë?

Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë?
8 Qershor, 2025

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë duke u përmendur si mundësi për të thyer bllokadën institucionale në Kosovë, por jo të...

Lexo më shumë

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
8 Qershor, 2025

 “Një ndeshje e bukur, që mund ta kishim fituar!”- ky është reagimi i parë i Presidentit të Federatës Shqiptare të...

Lexo më shumë

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
8 Qershor, 2025

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në zonën...

Lexo më shumë

E Diela për plazh/ Temperaturat deri në 38 gradë, ja moti për sot

Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
8 Qershor, 2025

Ditën e Dielë moti parashikohet i qëndrueshëm, orë të plota me diell, pa përjashtaur vranësira të pakta kalimtare nga orët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com