Debbie Reynolds, aktorja e famshme e “Singing in the Rain” ka ndërruar jetë një ditë pas vdekjes së bijës së saj Carrie Fisher.
84-vjeçarja pësoi një goditje në shtëpinë e saj në Beverly Hills, ku sipas djalit të saj Todd Fisher ajo ishte shprehur: “Më mungon shumë ajo, dua të jem me Carrie”, ka cituar TMZ-ja, Fisherin.
Reynolds ishte aktore amerikane dhe konsiderohej si yll i Epokës së Artë të Hollivudit. Ajo ka qenë pjesë kryesore e shumë filmave dhe shfaqjeve muzikale.
Ajo ishte e nominuar për çmimin Oscar për rolin e saj kryesor në “The unsinkable Molly Brown” në vitin 1964