Një i dënuar në burgun e Zaharisë në Krujë ka humbur jetën mëngjesin e sotëm. Viktima është i moshës 69-vjeçare me inicialet I.R, ndsërsa ky nuk ëhstë rasti i parë i vdekjeve në këtë institucion.
Policia bën të ditur se, fillimisht i dënuari i moshuar nuk është ndjerë mirë, duke u ankuar se kishte vështirësi në frymëmarrje.
Sipas të dhënave nga burgu, i dënuari është dërguar me urgjencë për në spitalin e Krujës, por nuk ka mundur që të mbijetojë.