Dmitry Tsilikin është gjetur i vdekur në apartamentin e tij në Shën Petërsburg.
Tsilikin ishte një gazetar i njohur dhe i pavarur në Rusi.
Policia ruse ka konfirmuar lajmin për vdekjen e gazetarit 54 vjeçar, i cili kishte shumë plagë në trup, nga disa therje me thikë.
Nga të dhënat të shpërndara për mediat, policia bëri me dije se Tsilikin duket se kishte ndërruar jetë para dy ditësh.
Nga verifikimet në banesë, mësohet se telefoni dhe kompjuteri personal i tij mungonin.
Policia tha se nuk ka të dyshuar dhe se kanë nisur një hetim.
Tsilikin ishte një gazetar shumë i njohur rus, shkrimet e të cilit fokusoheshin në kulturë dhe muzikë.
Ai gjithashtu ka shkruar për çështje sociale dhe të të drejtave të njeriut.