Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vdekja e turistit rus në det/ Ja çfarë tha në Prokurori biznesmeni që gjeti trupin

2016/08/06 at 8:46 AM
në Aktualitet, Kronikë
Kohë leximi: 5 min
A A
Vdekja e turistit rus në det/ Ja çfarë tha në Prokurori biznesmeni që gjeti trupin

Turisti rus, Denis Kaiumov që humbi jetën në një aksident të ndodhur në det në Livadh të Himarës ndodhej për pushime në vendin tonë prej 15 ditësh.


43­-vjeçari me bashkëshorten dhe vajzën kishin vizituar vende të ndryshme në jug të Shqipërisë dhe të mërkurën kishin vendosur për të pushuar në Himarë. Në mesditë rreth orës 11:30 ata kishin vendosur të largoheshin nga plazhi. Kaiumov ka hyrë në det të notojë ndërsa bashkëshortja e tij me vajzën janë nisur me këmbë për në shtëpinë e tyre të pushimit.

Ky moment ka qenë edhe kontakti i fundit i familjareve të tij me të ndjerin deri sa janë njoftuar nga shoqëruesja e tyre E.D. për ngjarjen e ndodhur dhe se familjari i tyre ndodhej në Spitalin e Vlorës.

Në Spitalin e Himarës janë konstatuar plagë si ato prerëse ne pjesën e shpinës dhe pjesët anësore të trupit si dhe dëmtime të llojeve të tjera në shpinë dhe gjymtyrët e poshtme në trupin e turistit rus.

Ka qenë biznesmeni Fatmir Kuçi, ai i cili ka transportuar 43­-vjeçarin për në spital. Kuçi i cili dyshohet se ka aksidentuar turistin rus, ka deklaruar se kishte dalë për xhiro me skafin e tij duke pohuar se e ka gjetur rastësisht në det rusin e aksidentuar. Nga hetimet, në kuvertën e skafit, ndërmjet sediljes dhe motorreve te mjetit lundrues, eshte konstatuar nje kasete, ne kendin e siper te krahut te djathte te se ciles, jane konstatuar njolla me ngjyre kafe dhe te kuqe, si ato te gjakut te mpiksur. Serish ne kuverten e skafit, ndermjet motorrit te majte dhe kasetes se mesiperme, jane konstatuar njolla te tjera me ngjyre te kuqe si ato te gjakut te mpiksur, te cilat jane marre ne cilesine e proves per ekzaminime te metejshme.

Lidhur me keto njolla gjaku, shtetasi Fatmir Kuci ka sqaruar se ato jane lene ne momentin qe ka gjetur te demtuar viktimen dhe e ka hypur ne bordin e skafit te tij per ta cuar drejt bregut dhe per ti dhene ndihmen mjekesore. Por, pavarësisht pretendimeve të biznesmenit, Prokuroria thotë se ka të dhëna të mjaftueshme për të vlerësuar se ndodhemi përpara elementëve të figurës të veprës penale të “Vrasja nga pakujdesia”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ne datën 03.08.2016 ora 21.00 eshte bere arrestimi ne flagrance i shtetasit Fatmir Kuci, pasi dyshohet se me daten 03.08.2016 rreth ores 11.30 ne vendin e quajtur Livadh bashkia Himare ne det disa metra larg bregut me mjetin e tij lundrues skaf ka aksidentuar ne det shtetasin e huaj Denis Kaiumov, i datëlindjes 1973 banues ne Shen Peterburg Rusi,i cili ka gjetur vdekjen për shkak te plagëve te marra. Nga hetimet ka rezultuar se viktima prej disa ditësh qëndronte si pushues ne Himare se bashku me familjen e tij, bashkëshorten dhe vajzen, prej rreth 15­-ditesh. Ata frekuentonin plazhe te ndryshme ne zonat përreth Himares. Me date 03.08.2016 kjo familje ishte duke frekuentuar plazhin ne vendin e quajtur Livadh dhe rreth ores 11:15 kane vendosur te largohen nga plazhi ne fjale. Shtetasi Denis Kaiumov ka hyre ne det te notoje ndersa bashkëshortja e tij me vajzën jane nisur me kembe per ne shtepine e tyre te pushimit.

Ky moment ka qene edhe kontakti i fundit i familjareve te tij me te ndjerin deri sa jane njoftuar nga shoqeruesja e tyre E.D. për ngjarjen e ndodhur dhe se familjari i tyre ndodhej ne Spitalin e Vlorës. Me mbërritjen e viktimës ne Spitalin e Himares, është bere kqyrja fizike e jashtme e trupit ku janë konstatuar plage si ato prerëse ne pjesën e shpinës dhe pjesët anësore te trupit si dhe dëmtime te llojeve te tjera ne shpine dhe gjymtyrët e poshtme.

Menjëherë pas kësaj viktima është transportuar per ne morgun e spitalit rajonal Vlore dhe me pas për ne morgun e Institutit te Mjekësisë Ligjore Tirane. Gjithashtu ka rezultuar se personi qe ka qene i pari qe ka konstatuar ngjarjen dhe transportuar viktimën ne Spitalin e Himares eshte shtetasi Fatmir Kuci me mjetin e tij lundrues motoskaf.

Ne pohimet e para ky shtetas ka treguar se ndodhej prej disa ditesh per pushime ne Himare se bashku me familjen dhe kishte dale për xhiro me skafin e tij qe eshte edhe mjeti me te cilin dyshohet se ka aksidentuar viktimën ne det, duke mohuar faktin qe te jete ai personi qe e aksidentoi dhe duke pohuar se e ka gjetur rastësisht ne det ne ate gjendje. Ai gjithashtu ka pohuar se prane tij ne ato momente ka patur edhe mjete te tjera lundruese dhe pas tij ka qene edhe nje mjet gomone te cilit i ka bëre me shenje dhe personi qe e drejtonte gomonen ka qëndruar paralel me skafin dhe një person nga bordi i i gomones është hedhur ne det bashke me shtetasin Fatmir Kuci, duke e hipur ne skafin e këtij te fundit dhe janë nisur ne drejtim te bregu te detit.

Jane kqyrur mjetet lundruese te ujit ne pronesi te shtetasit Fatmir Kuci motorrskaf dhe motorr uji (xhetski) ku ne kuverten e skafit, ndermjet sediljes dhe motorreve te mjetit lundrues, eshte konstatuar nje kasete, ne kendin e siper te krahut te djathte te se ciles, jane konstatuar njolla me ngjyre kafe dhe te kuqe, si ato te gjakut te mpiksur. Serish ne kuverten e skafit, ndermjet motorrit te majte dhe kasetes se mesiperme, jane konstatuar njolla te tjera me ngjyre te kuqe si ato te gjakut te mpiksur, te cilat jane marre ne cilesine e proves per ekzaminime te metejshme.

Lidhur me keto njolla gjaku, shtetasi Fatmir Kuci ka sqaruar se ato jane lene ne momentin qe ka gjetur te demtuar viktimen dhe e ka hypur ne bordin e skafit te tij per ta cuar drejt bregut dhe per ti dhene ndihmen mjekesore. Mjetet lundrues motorr skaf me gjatesi 11.7 m me ngjyre te bardhe dhe një motorr deti me ngjyre jeshile dhe blu me mbishkrimin “Jamaha” ne pronësi te shtetasit Fatmir Kuçi, se bashku me dokumentacionin e tyre jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale dhe keto mjete jane lene ne ruajtje punonjësve te Policise te Pikes se Kalimit Kufitar Himare.

Ne deklarimet me rendesi per rrethanat e ngjarjes kane rezultuar deklarimet e shtetasve V.K , J.K. dhe M.M. ku eshte vërtetuar fakti se djali i mitur i te dyshuarit i ka shkuar pas motorrskafit me motorrin e ujit dhe ka konstatuar te atin e tij i cili hipte ne motorrskaf nje person te demtuar. Ne kete moment i dyshuari i ka thene djalit te tij te dilte ne breg dhe te njoftonte ambulancen.

Ne deklarimin e tij shtetasi Joni Kuci ne prani te nënës se tij ka pohuar faktin se e ka ndjekur te atin ne det pa dijenin e tij dhe e ka pare motorrskafin te ndaluar ne mes te detit dhe ka pare qe i ati i tij i jepte ndihmën nje personi te gjakosur. Gjithashtu eshte kqyrur dhe janë marre nje kopje e librave dhe rregjistrave qe administroheshin nga punonjësit e policisë se P.K.K.Himare.

Ne lidhje mbi kete ngjarje janë pyetur edhe punonjesit e policisë kufitare ne lidhje me ngjarjen , mbi menyren si kanë operuar ata mbi ngjarjen e ndodhur. Po keshtu nga verifikimet e kryera deri ne kete faze te hetimeve, rezulton se mjetet lundruese, skafi eshte i regjistruar ne emer te personit nen hetim

Fatmir Kuci dhe ky mjet lundrues eshte me flamur nga shteti i Maltes. Po keshtu rezulton se personi nen hetim Fatmir Kuci, eshte i pajisur me leje drejtimi per mjete lundruese me peshe totale deri ne 10 ton (e vlefshme edhe per mjetin me te cilin dyshohet se eshte shkaktuar aksidenti, i cili ka peshe totale deri ne 6.8 ton), por nuk ka qene i pajisur me leje lundrimi nga autoritetet kompetente, per mjetin lundrues me te cilin dyshohet se eshte shkaktuar aksidenti. Njekohesisht ne vazhden e kryerjes se veprimeve hetimore ne lidhje me kete ngjarje, jane kryer veprime duke u pyetur si persona nen hetim te dyshuar per vepren penale te “Shperdorim detyre” parashikuar nga neni 248, edhe punonjesit e policise kufitare te Stacionit te Policise Kufitare Himare. Për sa më sipër, ka të dhëna të mjaftueshme për të vlerësuar se ndodhemi përpara elementëve të figurës të veprës penale të “ Vrasja nga pakujdesia ” dhe “ Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 85 dhe 248 i Kodit Penal.



Ju sugjerojmë

Hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i mundimshëm
Aktualitet

Hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i mundimshëm

5 Shtator, 2025 2:32 pm
Aksidenti me dy viktima, Gjykata e Vlorës lë në burg italianen
Kronikë

Aksidenti me dy viktima, Gjykata e Vlorës lë në burg italianen

5 Shtator, 2025 11:28 am
Green Coast, si po ndryshon “lojën” e investimeve në Rivierën Shqiptare
Aktualitet

Green Coast, si po ndryshon “lojën” e investimeve në Rivierën Shqiptare

5 Shtator, 2025 10:49 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

I dënuar në Itali për trafik droge, 43-vjeçari me dy emra arrestohet në Tiranë

5 Shtator, 2025 9:47 am
Pjesë e grupit të Çelës e Çapjes, arrestohet në Republikën Domenikane Vilson Pepa
Kronikë

Pjesë e grupit të Çelës e Çapjes, arrestohet në Republikën Domenikane Vilson Pepa

5 Shtator, 2025 8:36 am
Shenjtërimi i Nënë Terezës, mesazhi i Ramës dhe Begajt
Aktualitet

Shenjtërimi i Nënë Terezës, mesazhi i Ramës dhe Begajt

5 Shtator, 2025 8:34 am
9-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës
Aktualitet

9-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës

5 Shtator, 2025 8:31 am
Emri/ Vritet me armë zjarri 34-vjeçari në Shkodër
Kronikë

Emri/ Vritet me armë zjarri 34-vjeçari në Shkodër

4 Shtator, 2025 11:18 pm
Rama publikon një tjetër video nga lirimi i hapësirave publike: Ecim pa ndalim
Aktualitet

Rama publikon një tjetër video nga lirimi i hapësirave publike: Ecim pa ndalim

4 Shtator, 2025 6:48 pm
Nga turizmi te qeveria e re, Edi Rama sot në emisionin “Opinion”
Aktualitet

Nga turizmi te qeveria e re, Edi Rama sot në emisionin “Opinion”

4 Shtator, 2025 4:22 pm
Para
Flet Berluskoni: E dhimbshme, ja përse e shita Milanin te kinezët

Flet Berluskoni: E dhimbshme, ja përse e shita Milanin te kinezët

I riu kërcënon me jetë mjekun sepse nuk pranoi t’i bënte serum

I riu kërcënon me jetë mjekun sepse nuk pranoi t’i bënte serum

Vajza e Eli Farës provokon sërish, gati sa nuk i shpërthejnë gjinjtë

Vajza e Eli Farës provokon sërish, gati sa nuk i shpërthejnë gjinjtë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Kosovë/Kushtetuesja bllokon Kuvendin për të formuar qeverinë e re deri në 30 shtator

Kosovë/Kushtetuesja bllokon Kuvendin për të formuar qeverinë e re deri në 30 shtator
5 Shtator, 2025

Gjykata Kushtetuese e Kosovës njëzëri ka vendosur masë të përkohshme përmes së cilës ua ndalon deputetëve të ndërmarrin veprime si...

Lexo më shumë

Hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i mundimshëm

Hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i mundimshëm
5 Shtator, 2025

Është hapur për qarkullimin e automjeteve edhe aksi i Qukës- Qafë Plloçë, segmenti 43 kilometra që sipas qeverisë do të...

Lexo më shumë

Berisha: Rama ka shkelur ligjet amerikane, ka kryer veprime kriminale me McGonigal

Berisha: Rama ka shkelur ligjet amerikane, ka kryer veprime kriminale me McGonigal
5 Shtator, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, thotë se Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara ka faktuar se Kryeministri Edi...

Lexo më shumë

Ukraina sulmon rafinerinë ruse të naftës gjatë natës

Ukraina sulmon rafinerinë ruse të naftës gjatë natës
5 Shtator, 2025

Ukraina ka goditur rafinerinë e naftës ruse në Ryazan gjatë natës në një sulm me dronë. Sipas mediave të huaja,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com