Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vdekja e të miturve në aksident/ Nëna e kishte marrë patentën në Janar

2016/05/10 at 9:35 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vdekja e të miturve në aksident/ Nëna e kishte marrë patentën në Janar

Adile Dervishi nëna e  24 ­vjeçares Silvana Negollari, e cila pasditen e së shtunës humbi në aksident dy vogëlushët e saj 3 dhe 5 vjeç në fshatin Qerret të Kavajës rrëfen ngjarjen.


Gjyshja e dy të miturve që humbën jetën teksa po shkonin të takonin babain e tyre në burgun e Rrogozhinës tregoi me detaje se si e gjeti të bijën në gjendje shoku në Urgjencën e spitalit rajonal të Durrësit.

“Vajzës nuk i kishin bërë as qetësues, pasi në spital nuk kishte asgjë. Ime bijë nuk ishte fare në vete, pasi i kishte duart deri në bërryl me gjakun e dy fëmijëve të saj që i kishte nxjerrë të pajetë nga makina”, – tha Adilja. E pyetur për kohën kur Silvana e kishte marrë patentën ajo thotë në Janar….. Lexoni intervistën e plotë, dhënë për Gazetën Shqiptare.

Zonja Adile, si e morët vesh lajmin për aksidentin e ndodhur në Qerret të Kavajës?

Vajza ime, Silvana më mori në telefon e më tha: Mami, më kanë vdekur fëmijët po hajde shpejt. Ime bijë qante e ulërinte në telefon. U nisa nga Tirana, se aty banoj, dhe deri në spitalin e Durrësit m’u duk rruga sa një jetë e tërë. Unë nuk e besoja që fëmijët kishin vdekur.

Po më pas?

Shkova në spitalin e Durrësit dhe e gjeta vajzën në Urgjencë. E kishin lënë atje si thes, pa gojë e pa mbështetje, ndërsa në fund të këmbëve i kishin lënë vajzën e vogël që kishte shpëtuar. Vajza ime nuk ishte në vete, e kishte zënë gjaku i fëmijëve. Ajo i kishte nxjerrë vetë dy të vegjlit të vdekur nga makina dhe mjekët nuk i kishin bërë asnjë qetësues, por e pyesnin ‘ku e ke çantën’, ‘ku e ke kuletën’. Pashë vajzën që ishte e traumatizuar dhe i kishte duart gjithë gjak.

Mori qetësues vajza juaj?

Vajza ime vinte erë gjaku, ndaj e mora dhe e çova në lavaman. Ia lava duart dhe sytë. Në spital nuk kishte qetësues, asgjë. Ishte tmerr për vajzën time dhe për ne.

Si është tani gjendja shëndetësore e vajzës suaj?

Nuk flet, është në shok. Pas aksidentit e morëm në shtëpi, por sot (dje) kishte dhimbje të mëdha në trup dhe e kemi çuar sërish në spital për të bërë të gjitha analizat, skanerin e rezonancën, për të parë dëmtimet. Presim rezultatet e analizave.

Kur e ka marrë patentën vajza juaj?

E mori në janar të këtij viti. Ajo ka lëvizur me makinë në Kavajë, Tiranë dhe Durrës. Atë ditë (të shtunën) u nis për të takuar burrin në burgun e Rrogozhinës, pasi i ishte lutur djali i madh, Dritani që ishte 5 vjeç. Silvana më tha në telefon se fëmijët i kishte marrë malli për të atin, ndaj po shkonte bashkë me ta për ta takuar. “Fëmijët nuk durojnë dot më, duan të atin. Po i çoj në takim të çmallen me të”, më tha ime bijë. Por, ishte e tmerrshme, nipi dhe mbesa ime, dy yjet e mi nuk mundën ta shikonin babain e tyre.

adile

 



Ju sugjerojmë

Aktualitet

3 Qershor, 2025 12:53 pm
Operacioni me autoritetet finlandeze/ Dumani: Goditëm grupe të trafikut të drogës
Aktualitet

Operacioni me autoritetet finlandeze/ Dumani: Goditëm grupe të trafikut të drogës

3 Qershor, 2025 12:47 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Sherr mes të miturave në Tiranë, policia nis hetimet

3 Qershor, 2025 12:43 pm
Vlorë/ Grabitën banesën e marrë me qera, shpallen në kërkim dy persona
Aktualitet

Përndoqën në rrjetet sociale/ Shpallen në kërkim nga policia dy shtetas

3 Qershor, 2025 12:31 pm
Familjarët e denoncuan të humbur, 20-vjeçari gjendet i mbytur në liqenin e Paskuqanit
Te Fundit

U fut në liqen për t’u larë, humb jetën 38-vjeçari në Shkodër

3 Qershor, 2025 12:24 pm
“Jan nis me t’vra”/Kërcënohet sërish me jetë presidentja Osmani.Ja mesazhi në e-mail
Rajoni

Zgjedhjet lokale në Prishtinë,pritet të shpallet data/Osmani mbledh partitë politike

3 Qershor, 2025 12:17 pm
Besa Shahini shpall kandidaturën për kryetare të Prishtinës
Rajoni

Besa Shahini shpall kandidaturën për kryetare të Prishtinës

3 Qershor, 2025 12:06 pm
Kosovë/ Aksion kundër trafikut të narkotikëve dhe krimeve kibernetike, 10 në pranga
Rajoni

Kosovë/ Aksion kundër trafikut të narkotikëve dhe krimeve kibernetike, 10 në pranga

3 Qershor, 2025 12:00 pm
Si mund të ndryshojë lufta moderne pas sulmeve ukrainase me dronë?
Bota

Si mund të ndryshojë lufta moderne pas sulmeve ukrainase me dronë?

3 Qershor, 2025 11:48 am
Karantinohet ferma e bagëtive në Shkodër pas dyshimeve për një sëmundje virale
Aktualitet

Karantinohet ferma e bagëtive në Shkodër pas dyshimeve për një sëmundje virale

3 Qershor, 2025 11:44 am
Para
Vrasja horror e shqiptarit, grekët: Nuk dihet autori. Ja pistat (video)

Vrasja horror e shqiptarit, grekët: Nuk dihet autori. Ja pistat (video)

Foto/ Prapaskenat e fotosesionit të Era Istrefit

Foto/ Prapaskenat e fotosesionit të Era Istrefit

Ironia e fatit/ Vogëlushi dhuroi flokët për të sëmurët me kancer, por…

Ironia e fatit/ Vogëlushi dhuroi flokët për të sëmurët me kancer, por...

Please login to join discussion















TE FUNDIT

3 Qershor, 2025

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka bërë publike rezultatet e një operacioni ndërkombëtar kundër krimit të organizuar, në bashkëpunim me...

Lexo më shumë

Operacioni me autoritetet finlandeze/ Dumani: Goditëm grupe të trafikut të drogës

Operacioni me autoritetet finlandeze/ Dumani: Goditëm grupe të trafikut të drogës
3 Qershor, 2025

Pas aksionit të përbashkët me autoritet finlandeze për goditjen e grupeve kriminale në lidhje me trafikimin e lënëve narkotike, kreu...

Lexo më shumë

Sherr mes të miturave në Tiranë, policia nis hetimet

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
3 Qershor, 2025

Gjashtë të mitura janë konfliktuar fizikisht në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Sipas uniformave blu bëhet me dije se të...

Lexo më shumë

Përndoqën në rrjetet sociale/ Shpallen në kërkim nga policia dy shtetas

Vlorë/ Grabitën banesën e marrë me qera, shpallen në kërkim dy persona
3 Qershor, 2025

Përndoqën në rrjetet sociale dy shtetase, shpallen në kërkim nga policia. Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike shpallën në kërkim...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com