Në një intervistë Sara Khan aktorja që luante rolin e Sadnës në telenovelën indiane “Bidai”, ka thënë se është shumë e mërzitur që roli i saj mori fund.
Gjithashtu ka thënë: “Jam e sigurtë për një gjë, edhe pse Sadna vdes, regjisori do e gjejë një mënyrë për të më kthyer në serial”.
Regjisori nuk e ktheu më në serial Sara Khan (Sadna), por kjo e fundit nuk ngeli pa projekt sepse ajo filloi në serialin “Zoti na bashkoi (Ram Milaayi Jodi)”. Megjithatë vdekja e Sadës u përjetua dhe komentua shumë në rrjetet sociale.