Ditën e djeshme 63-vjeçari Mhill Përpepaj humbi jetën në Tiranë, pasi ra nga lartësia e një ndërtese ku punonte.
Lidhur me ngjarjen, policia ka arrestuar shkelje të rregullave në punë, inxhinieri i firmës ndërtuese dhe ndihmësinxhinieri për zbatimin e rregullave të sigurimit teknik të një pallati në ndërtim.
Te arrestuar jane “B. Ç., 42 vjeç, banues në Tiranë, inxhinieri i firmës dhe K. K., 26 vjeç, banues në Tiranë, ndihmësinxhinier për zbatimin e rregullave të sigurimit teknik.”
“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi më datë 07.05.2020, rreth orës 12:30, ka rënë nga lartësia e pallatit në ndërtim dhe si pasojë ka humbur jetën punëtori i këtij objekti, shtetasi M. P., 63 vjeç” informoi sot policia e Tiranes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Pas ngjarjes aksidentale puna në kantier është pezulluar, ndërsa vendi është mbyllur si skenë krimi për ti lënë radhën hetimeve të autoriteteve./ Opinion.al