Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vdekja e Navalny, mister vendndodhja e trupit të armikut të Putinit, arrestohen 200 protestues në Rusi

2024/02/17 at 3:11 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vdekja e Navalny, mister vendndodhja e trupit të armikut të Putinit, arrestohen 200 protestues në Rusi

Deri më tani, deklarata e shërbimit të burgut të premten, 16 shkurt 2024, është e vetmja deklaratë zyrtare për vdekjen e Navalny, një kritik i ashpër i Presidentit Vladimir Putin, ndërsa ka mistere dhe dyshime të mëdha se kemi të bëjmë me një vrasje nga Kremlini.

Sekretarja për media e politikanit opozitar rusKira Yarmysh shkroi në rrjetin social X, se nënës së Navalnyt i është dërguar një dokument ku thuhej se ai kishte vdekur në 14:17, sipas orës lokale të 16 shkurtit. “Aleksei Navalny u vra”, shkroi ajo dhe kërkon që trupi ti dorëzohet menjëherë familjes. Yarmysh shtoi se një punonjës i burgut, IK-3 në Siberi, i njohur edhe si “Ujku polar”, ka thënë se trupi i pajetë i Navalnyt është dërguar në morg Salehard dhe është marrë nga hetuesit e Komitetit Hetues të Rusisë.

Nëna e Aleksei Navalny, Lyudmila Navalnaya dhe një avokat vizituan burgun ku vdiq djali i saj, por i është thënë se trupi nuk është as në morg dhe as në zyrën e mjekut, bëri të ditur më tej Kira Yarmysh.

Avokati i Aleksei dhe nëna e tij shkuan në morgun e Salekhard.  Avokati telefonoi në numrin e telefonit që ishte në derë. I thanë se ishte i shtati që telefonoi sot por se trupi i “nuk është në morg”.

Autoritetet ruse “po gënjejnë dhe po bëjnë gjithçka për të shmangur dorëzimin e trupit” të Alexei Navalny familjes së tij, shton Kira Yarmysh.

“Një tjetër avokati të Navalny, i cili iu drejtua komitetit hetimor të Salekhard, iu tha se ‘shkaku i vdekjes së Alekseit nuk është përcaktuar ende dhe se po kryhej një ekzaminim i ri histologjik dhe rezultatet duhet të jenë të disponueshme javën e ardhshme,” tha zëdhënësja.

Ka mister edhe mbi orën e vdekjes.

Mendohet se Aleksei Navalny ka vdekur shumë më herët se sa është paralajmëruar nga autoritetet e burgjeve ruse, me shumë gjasa natën mes të enjtes dhe të premtes, dëshmon një i burgosur i kolonisë penale numër 3 të Kharp, në rajonin Yamal Nenets, cituar nga Novaya Gazeta Europe. Vdekja e disidentit, shtoi ai, duket se ka befasuar stafin e burgut.

Një inspektim i thelluar i kolonisë penale filloi mëngjesin e djeshëm ndërsa në mbrëmje vonë janë dëgjuar tre herë makina që shkonin.  Ndërsa të enjten në mbrëmje gardianët përshpejtuan kontrollet dhe mbylljen e qelive të të burgosurve.

Në dhjetë të mëngjesit (me orën lokale) mbërriti lajmi për vdekjen e Alexei Navalny. Lajmin e publikoi në orën dy të pasdites Shërbimi Federal i Ndëshkimit. Por Baza, një faqe lajmesh zakonisht mirë e informuar për çështjet e sigurisë, kishte njoftuar se Navalny ishte ndjerë i sëmurë rreth orës 13:00 dhe se kishte vdekur në orën 14:17, në të njëjtën kohë për të cilën foli sot zëdhënësja Kira Yarmysh, duke konfirmuar vdekjen.

Por dje në mëngjes nuk është parë asnjë ambulancë. Ata arritën vetëm pasi të gjithë e dinin se Navanly kishte vdekur. Pra, ai duhet të ketë vdekur shumë më herët nga sa ishte paralajmëruar, ka shumë të ngjarë gjatë natës. Nëse jo, pse atëherë duhej të na mbyllnin në qeli dhe të bënin kontroll në mëngjes? shtoi burimi.

Ndërkohë, nga dje deri në ditën e sotme 200 persona janë arrestuar gjatë demonstratave të ndryshme në Rusi në kujtim të Navalny, e ka bërë të ditur sot Organizata jofitimprurëse OVD-Info duke saktësuar se kjo është vala më e madhe e arrestimeve të protestës në 18 muaj. 109 persona u ndaluan në Shën Petersburg dhe të paktën 39 në Moskë, dy qytetet më të mëdha në vend.

Që prej pasdites së djeshme, autoritetet e kryeqytetit kishin paralajmëruar banorët kundër çdo demonstrate “të paautorizuar” pas njoftimit për vdekjen e kundërshtarit kryesor të Kremlinit. Por në mbrëmje, në disa qytete ruse, njerëzit u rreshtuan për të vendosur lule në monumentet e disidentëve politikë dhe tashmë flitej për arrestime. Mes personave të marrë kishte edhe gazetarë.

Zhdukja e Navalny vjen një muaj para zgjedhjeve presidenciale, të cilat duhet të çimentojnë edhe një herë pushtetin e Vladimir Putinit./ La repubblica/

Ju sugjerojmë

40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord
Sport

40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord

9 Qershor, 2025 4:23 pm
ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion
Aktualitet

ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion

9 Qershor, 2025 4:21 pm
Protestat në Los Angelos, Guvernatori i Kalifornisë paralajmëron Trump: Do ngre padi
Bota

Protestat në Los Angelos, Guvernatori i Kalifornisë paralajmëron Trump: Do ngre padi

9 Qershor, 2025 4:20 pm
Spiropali pret në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
Aktualitet

Spiropali pret në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

9 Qershor, 2025 4:14 pm
Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona
Aktualitet

Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona

9 Qershor, 2025 3:56 pm
Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg
Aktualitet

Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg

9 Qershor, 2025 3:39 pm
SPAK njoftim zyrtar për arrestimin e Ilir Metës, ja akuzat që rëndojnë mbi të
Aktualitet

Zgjaten me 6 muaj hetimet për Ilir Metën

9 Qershor, 2025 3:35 pm
Konfliktohen për motive të dobëta, plagoset 49-vjeçari, arrestohet autori
Aktualitet

Plagosi me thikë 64-vjeçarin në Divjakë pas një konflikti, arrestohet autori

9 Qershor, 2025 3:28 pm
Ekspertët ndërkombëtarë mblidhen në Tiranë: Al po keqpërdoret nga shtetet armiqësore
Aktualitet

Ekspertët ndërkombëtarë mblidhen në Tiranë: Al po keqpërdoret nga shtetet armiqësore

9 Qershor, 2025 3:21 pm
Kosovë/ Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor
Rajoni

Kosovë/ Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor

9 Qershor, 2025 2:58 pm
Para
Policia spanjolle shkatërron një bandë shqiptare, kapet 820 kg kokainë

Policia spanjolle shkatërron një bandë shqiptare, kapet 820 kg kokainë

Përfshihet nga flakët një servis në Durrës

Vlorë/ Plan për të kryer atentat, arrestohet 35-vjeçari me tre identitete

Princ Harry: Uroj që sëmundja e babait mund të na bashkojë përsëri

Princ Harry: Uroj që sëmundja e babait mund të na bashkojë përsëri

TE FUNDIT

40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord

40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord
9 Qershor, 2025

Përveç suksesit të Portugalisë, Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë historinë. Edhe pse 40 vjeç, portugezi mbetet vendimtar për kombëtaren e...

Lexo më shumë

ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion

ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion
9 Qershor, 2025

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani mori pjesë në tryezën e rrumbullakët “Përmirësimi i Sigurisë dhe Mbrojtjes së Gazetarëve....

Lexo më shumë

Protestat në Los Angelos, Guvernatori i Kalifornisë paralajmëron Trump: Do ngre padi

Protestat në Los Angelos, Guvernatori i Kalifornisë paralajmëron Trump: Do ngre padi
9 Qershor, 2025

Gavin Newsom, Guvernatori Demokrat i Kalifornisë, ka paralajmëruat përsëri se do të padisë Presidentin Donald Trump për thirrjen e Gardës...

Lexo më shumë

Spiropali pret në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

Spiropali pret në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
9 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com