Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vdekja e mistershme e prokurorit, të afërmit dyshojnë ende për helmim

2017/01/08 at 2:06 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Vdekja e mistershme e prokurorit, të afërmit dyshojnë ende për helmim

Ashtu si 5 vjet më parë, kur prokurori Xhevat Hana ndërroi jetë në spital, edhe sot familjarët hedhin dyshime për rrethanat e vdekjes së tij. Ndonëse zyrtarisht, më 5 janar 2012, u raportua se Hana ndërroi jetë si pasojë e një sëmundje të pashërueshme, të afërmit ngritën menjëherë dyshimin se vdekja e tij mund të kishte ndodhur si pasojë e një helmimi të mundshëm.


Në përvjetorin e pestë të ndarjes së tij nga jeta, familjarët e Xhevat Hanës kërkojnë nga shteti shqiptar që të zbardhet e vërteta e vdekjes. Në një mesazh të shpërndarë për disa media ditën e përvjetorit të vdekjes, të afërmit e Hanës shprehen se atij ia morën jetën për drejtësinë. Por më e rezervuar është vajza e prokurorit, Albana Hana, e cila nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Facebook”, veç falënderimeve për ata që e kujtuan të atin zgjedh të mos aludojë rreth vdekjes apo largimit të tij të tij nga jeta. Ndërsa shprehet e hapur për të gjithë ata që duan të diskutojmë me familjen e saj, madje edhe për raportet mjekësore. Ndërsa duke folur  për karrierën e tij të ndershme e të suksesshme, e bija e Xhevat Hanës shprehet se ai sot mund të ishte bërë edhe drejtor i Byrosë së Hetimit. E megjithatë sërish e ka me dyshim, pasi sipas saj, edhe pse ai e meritonte më shumë se kushdo, këto standarde mund të mos i duam ende.

VAJZA E HANËS

Albana Hana, vajza e Xhevat Hanës, prokurorit që ndërroi jetë 5 vjet më parë, ka bërë një postim në profilin e saj në “Facebook”, në përvjetorin e vdekjes së të atij. “I falënderoj në emrin tim dhe të familjes time të gjithë ata që e kujtuan Xhevatin në këtë ditë, veçanërisht ata të cilëve nuk u erdhi në ndihmë ndonjë postim në rrjetet sociale, sepse mua nuk më pëlqen shumë t’i bëj publike ndjesitë e mia, edhe pse këtë nuk e evitoj dot gjithmonë. Faleminderit kush e kujton me zemër, edhe pse ata qe janë afër nesh që nga data 5 janar 2012 janë gjithmonë e më të pakët, sa gishtat e njërës dorë ndoshta. Lexoj komentet e njerëzve nëpër gazeta dhe mbushem me dhimbje, për atë që ai nuk mund të jetë dhe nuk do të jetë. Ndoshta ai mund te ishte bere shumekush, drejtori i Byrose se Hetimit etj. E meritonte me shume se askush. Ndoshta jo. Ndoshta nuk i duam akoma keto standarde, nuk jemi gati ti mirepresim

 

Cdokush eshte i lire te shprehet kudo. Nuk dua te bej asnje aludim per asgje; gjithsecili le te mbaje bindjen time e tij per semundjen apo largimin e tij nga kjo jete; as dua te luftoj mentalitete te ndryshme.

Kush te doje eshte i mireseardhur dhe te diskutoje me mua apo familjaret e mi, edhe raporte mjekesore. Por une doja tu beja thirrje gazetareve qe te jene me profesioniste ne trajtimin e ceshtjes, me te distancuar e motive dhe me patos; te jene me te ndjeshem ndaj dhimbjes; sepse fjala vret dhe krijon lloje te ndryshme realitetesh. I falënderoj vërtet shumë që e nxjerrin si lajm të parë dhe kujtojnë profesionializmin dhe standardin qe ai u mundua te vendose pa pasur asnjehere si synim te pare suksesin apo parane, sepse keshtu ndoshta nuk harrohet aq shpejt.

Por le te sjellim ndonje gje  te re apo te trajtojne te vjetren me risi dhe delikatese, me profesionalizem. I falenderoj edhe njehere ata qe e kane ne zemer. Ju garantoj qe vendi ne zemren tuaj është i shpërblyer”. Ky është statusi i plotë në “Facebook” i vajzës së Xhevat Hanës.

FAMILJARËT

Ndonëse vajza tregohet e rezervuar, vëllai dhe familjarë të tjerë të Xhevat Hanës e thonë qartë që atij ia morën jetën. “Si sot 5 vjet më parë ndërroi jetë vëllai jonë i shtrenjtë, Xhevat Hana. Njeriu që gjithë jetën e vet ia përkushtoi drejtësisë dhe po për drejtësinë i morën jetën. Trupi jot u prehtë në paqe dhe shpresojmë një ditë drejtësia të vihet në vend. Me mall, familja”, thuhet në një dedikim që familjarët ia dërguan gazetën “Panorama”.

Cilat ishin dosjet “e nxehta” që hetoi prokurori Xhevat Hana

Prokurori Xhevat Hana, i cili humbi jetën pesë vjet më parë, iku nga kjo botë në një kohë kur kishte në hetim dhe në gjykim dosje me të vërtetë “të nxehta”. Ai ishte i vetmi prokuror në vend që pati kurajën që të ngrinte akuza penale për të dyshuarit dhe të dërgonte në gjykatë dosjen penale për rrëmbimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës. Kjo dosje kishte mbetur “pa autor” për shumë vite dhe ishte arkivuar e pluhurosur në sirtarët e drejtësisë shqiptare, derisa hetimet u rihapën. Kalimi i procedimit penal në fjalë në duart e Xhevat Hanës solli edhe dërgimin e dosjes në gjykatë me disa të akuzuar. Dosja e Remzi Hoxhës mund të ishte një nga rastet misterioze e të pazgjidhura në dekada, së cilës prokurori Xhevat Hana i dha zgjidhje, por ajo nuk ishte dosja e vetme “e nxehtë”. Prokurori Hana njihej edhe si përfaqësuesi i akuzës për një sërë dosjesh ndan anëtarëve të bandave famëkeqe të Vlorës në lidhje me krimet e vitit 1997.

Në karrierën e tij njohu edhe shkarkimin, por me vendim gjykate Xhevat Hana fitoi dhe u kthye sërish në detyrë. Më pas prokurori i ndjerë hetoi për disa muaj edhe dosjen e famshme të “Rrugës së Kombit”, më konkretisht abuzimet e dyshuara financiare me tenderin e rrugës Durrës ­Kukës.

Presionet dhe kërcënimet ndaj prokurorit Hana

Xhevat Hana nuk shprehej kurrë, madje dukej sikur i injoronte presionet apo kërcënimet që i bëheshin. Edhe kur gazetarët e pyesnin në lidhje me presionet apo kërcënimet që mund t’i ishin bërë për shkak të dosjeve që hetonte, prokurori Xhevat Hana rezervohej në të shprehur. Kur ishte në humor ndalonte dhe pasi mendohej pak, fillonte të tregonte ndonjë barsaletë plot humor dhe ironi e sapo mbaronte rrëfimin e tij largohej, duke thënë “ika se kam punë”. Në rastet kur nuk ishte në humor të mirë, prokurori reagonte me një nënqeshje mistike në rast se e pyesnin për kërcënimet. E megjithatë, prokurori Hana duket se ishte përballur me presione e kërcënime në punën e tij. Një i pandehur e qëlloi me çakmak në sallën e gjyqit kur jepej dënimi nga togat e zeza. Në një rast tjetër, Xhevat Hana u shkarkua nga detyra për motive që asnjëherë nuk u bënë të qarta plotësisht. Më pas kur u rikthye në detyrë, teksa hetonte disa dosje të bujshme u përfol se anëtarë të familjes së tij dhe persona të afërt ishin lëvizur nga punët që bënin duke u ulur në detyrë ose duke u transferuar./ Panorama.al Etleva Delia



Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Një tjetër këngëtare kosovare përkrah Ramush Haradinajn

Një tjetër këngëtare kosovare përkrah Ramush Haradinajn

Inter nis mbarë 2017, përmbys Udinesen

Inter nis mbarë 2017, përmbys Udinesen

Kamera e fshehtë/ Taksisti shan Veliajn; por kur ai i hipën në makinë …

Kamera e fshehtë/ Taksisti shan Veliajn; por kur ai i hipën në makinë ...
















TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com