Kryeparlamentarja Lindita Nikolla, ka reaguar pas lajmit të hidhur mëngjesin e sotëm për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të mirënjohur shqiptar, Ismail Kadare.
Teksa e ka cilësuar si shkrimtarin më të madh shqiptare të të gjitha kohërave, Nikolla shprehet se Kadare e ngjiti letërsinë dhe kulturën shqiptare në majat e letërsisë, kulturës dhe qytetërimit botëror.
“Me veprën që krijoi, Ismail Kadare, shkrimtari shqiptar më i madh i të gjitha kohërave, u ngjit në Olimpin e letrave shqipe.
Me rrezatimin e përbotshëm të veprës së tij, Kadare e ngjiti letërsinë dhe kulturën shqiptare në majat e letërsisë, kulturës dhe qytetërimit botëror”,-shkruan Nikolla.