Familjarët e 18-vjeçares Ketjona Ibrahimi nga qyteti i Gramshit kanë folur për herë të parë për ngjarjen tragjike të humbjes së vajzës së tyre në Spitalin e Elbasanit.
Ibrahimi ishte shtruar në spital dhe, sipas familjarëve, vajza u operua dy herë nga mjekët për dy gjëra krejt të ndryshme.
“Në fillim na thanë se i kishin plasur vezoret, dhe pastaj e operuan sërish nga tëmthi. As ata nuk e dinin se çfarë po ndodhte”, thonë familjarët e vajzës.
“Askush nuk u interesua për të pas operacionit”, shtuan familjarët.
/Panorama