Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vdekja e 17 vjeçarit në Sharrë/ Bashkia ‘dorëzon’ Edurim Teqjen: Të hetohet kontraktori

2016/08/25 at 3:26 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vdekja e 17 vjeçarit në Sharrë/ Kush e mbron biznesmenin Edurim Teqja?

Bashkia e Tiranës ka folur për ngjarjen e rëndë të Sharrës, tre javë pas vdekjes së 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj. Pas akuzave të PD dhe rritjes së presionit publik, Bashkia reagon duke thënë se organet e drejtësisë po hetojnë dhe nëse kontraktori nuk ka zbatuar rregullat, të dënohet.

Theksojmë këtu se Kryetari Erion Veliaj është akuzuar se i ka dhënë në mënyrë klienteliste këtë punë Edurim Teqjes, funksionar partiak i PS, njëherësh pronar i kompanisë 3R që përpunonte plehrat në Sharrë.

Bashkia e Tiranës shkruan në një njoftim për mediat shpërndarë mesditën e sotme se “çdo ditë përballemi me sulme politike, të cilat nuk i shërbejnë as punës sonë të përditshme, as qytetit tonë. Këto sulme bëhen edhe më absurde kur vijnë pikërisht nga ata njerëz që për katër vite me radhë zgjodhën të flinin gjumë, duke e lënë qytetin në mëshirë të fatit e që për 4 vjet nuk zgjidhën, edhe pas shumë aksidenteve, çështjen e landfillit të tejmbushur të qytetit, i cili për faj të po këtyre njerëzve kishte degjeneruar në një fushë-betejë për grumbulluesit e mbetjeve”.

Më tej, Bashkia shprehet se duhet të zbardhet shpejt ngjarja ku humbi jetën 17 vjeçari. “Institucionet përgjegjëse kanë bërë shoqërimet e të implikuarve, janë duke hetuar dhe shpresojmë që e vërteta e kësaj ngjarje të trishtë të zbardhet sa më shpejtë”, citohet në njoftim.

Sipas Bashkisë së Tiranës është e pamundur të kontrollohen rreth 100 firma kontraktore që punojnë në gjithë territorin; në rrugë, në ujësjellësa, ndërtesa, ura, mbikalime, infrastrukturë arsimore, grumbullim mbetjesh, pastrim e shërbim. “Ne vendosim rregullat, çdo ofrues sherbimesh në qytet përgjigjet përpara ligjit për çdo shkelje të këtyre rregullave”, cilëson Bashkia e Tiranës në njoftimin për mediat.

Më tej, thotë Bashkia duhet të mbajë përgjegjësi kontraktori nëse shpallet fajtor. Në këtë rast kontraktori është firma 3R e Edurim Teqjes, ende në arrati. “Bashkia e Tiranës ka qenë dhe vazhdon të jetë në krah të institucioneve ligjzbatuese, duke ofruar të gjithë ndihmën për një hetim të plotë të kësaj ngjarjeje e vënë përpara përgjegjësisë cilindo kontraktor që nuk ka respektuar këto rregulla”, thuhet në njoftim. Teksa vijon: “Siç e kemi shprehur edhe në reagimet tona të mëparshme, në përfundim të hetimit, Bashkia e Tiranës do të zbatojë çdo përfundim, kërkesë apo rekomandim të organeve përkatëse. Por, na vjen keq të shohim se si për çdo fatkeqësi, aksident apo çdo moment të pafat, është gjithmonë Partia Demokratike, një parti e fatkeqësive historike të këtij qyteti e vendi, që mundohet të shfrytëzojë çdo situatë për kapital politik”

Ky reagim i Bashkisë vjen sot kur Gjykata e Apelit vendosi të lërë të lirë përgjegjësin e kompanisë. Ndërsa administratori, Edurim Teqja nuk është arrestuar edhe pse ka urdhër ndalimi nga prokuroria.  Lexo ketu: Vdekja e Arditit në landifillin e Sharrës, del nga burgu përgjegjësi i firmës 3R

*Të foto: Erion Veliaj, Edurim Teqja në landfillin e Sharrës në muajin Mars

/Opinion.al

screennn

Ju sugjerojmë

Trump do të takojë Putin në Arabinë Saudite, pritet t’i jepet zgjidhje luftës në Ukrainë
Bota

Putin për planin me 28 pika nga SHBA: Bazë për zgjidhje përfundimtare, sjell paqen

21 Nëntor, 2025 10:08 pm
Pezullimi i Ballukut nga detyra, çfarë kërkon qeveria nga Gjykata Kushtetuese?
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut nga detyra, çfarë kërkon qeveria nga Gjykata Kushtetuese?

21 Nëntor, 2025 9:10 pm
Reshjet e shiut rëndojnë situatën në Maliq, fshati Sheqeras rrezikon të përmbytet
Aktualitet

Reshjet e shiut rëndojnë situatën në Maliq, fshati Sheqeras rrezikon të përmbytet

21 Nëntor, 2025 9:00 pm
Aksident në rrugën e Kombit, raportohet për një viktimë dhe të plagosur
Kronikë

Aksident në rrugën e Kombit, raportohet për një viktimë dhe të plagosur

21 Nëntor, 2025 8:58 pm
Moti/ Evakuohen disa qytetarë në Berat, në Devoll vijojnë kërkimet për 75-vjeçaren
Aktualitet

Moti/ Evakuohen disa qytetarë në Berat, në Devoll vijojnë kërkimet për 75-vjeçaren

21 Nëntor, 2025 8:52 pm
Banka Kombëtare Tregtare feston 100-vjetorin e rrënjëve të saj me një mbrëmje gala
Aktualitet

Banka Kombëtare Tregtare feston 100-vjetorin e rrënjëve të saj me një mbrëmje gala

21 Nëntor, 2025 8:43 pm
Liderët evropianë po punojnë për një kundërpropozim ndaj planit të Trump
Bota

Liderët evropianë po punojnë për një kundërpropozim ndaj planit të Trump

21 Nëntor, 2025 7:13 pm
Moti i keq në Gjirokastër, Vengu kërkon mbledhjen e Emergjencave Civile
Aktualitet

Moti i keq në Gjirokastër, Vengu kërkon mbledhjen e Emergjencave Civile

21 Nëntor, 2025 6:28 pm
Emigrantët, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese
Bota

Emigrantët, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese

21 Nëntor, 2025 5:24 pm
Berisha dhe deputetët e PD në Brazil: Do paraqesim gjendjen dramatike në Shqipëri
Kryesore

Berisha dhe deputetët e PD në Brazil: Do paraqesim gjendjen dramatike në Shqipëri

21 Nëntor, 2025 4:08 pm
Para
Ja si do festohet Shenjtërimi i Nënë Terezës me 4 Shtator në New York

Ja si do festohet Shenjtërimi i Nënë Terezës me 4 Shtator në New York

Video e aksidentit/ E përplasi kamioni, e moshuara vdiq në asfalt. Ambulanca vonohet 45 minuta

Video e aksidentit/ E përplasi kamioni, e moshuara vdiq në asfalt. Ambulanca vonohet 45 minuta

Ja si ta shpëtoni telefonin pas rënies në ujë

Ja si ta shpëtoni telefonin pas rënies në ujë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Putin për planin me 28 pika nga SHBA: Bazë për zgjidhje përfundimtare, sjell paqen

Trump do të takojë Putin në Arabinë Saudite, pritet t’i jepet zgjidhje luftës në Ukrainë
21 Nëntor, 2025

Presidenti rus Vladimir Putin konfirmoi se vendi i tij kishte marrë planin amerikan me 28 pika për paqen në Ukrainë,...

Lexo më shumë

Pezullimi i Ballukut nga detyra, çfarë kërkon qeveria nga Gjykata Kushtetuese?

Pezullimi i Ballukut nga detyra, çfarë kërkon qeveria nga Gjykata Kushtetuese?
21 Nëntor, 2025

Këshilli i Ministrave ka dërguar kërkesën në Gjykatë Kushtetuese për çështjen Balluku. Katër janë kërkesat e qeverisë në dokumentin e...

Lexo më shumë

Reshjet e shiut rëndojnë situatën në Maliq, fshati Sheqeras rrezikon të përmbytet

Reshjet e shiut rëndojnë situatën në Maliq, fshati Sheqeras rrezikon të përmbytet
21 Nëntor, 2025

Situatë e rënduar nga reshjet e dendura të shiut në fshatin Sheqeras. Mësohet se fshati ka rrezik për tu përmbytur...

Lexo më shumë

Aksident në rrugën e Kombit, raportohet për një viktimë dhe të plagosur

Aksident në rrugën e Kombit, raportohet për një viktimë dhe të plagosur
21 Nëntor, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur në segmentin Milot–Rreshen përgjatë rrugës së Kombit. Një kamion është përplasur me një autoveturë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com