Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vazhdon situata e rëndë në Karolinën e Veriut pas goditjes nga uragani ‘Helene’

2024/10/01 at 5:37 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vazhdon situata e rëndë në Karolinën e Veriut pas goditjes nga uragani ‘Helene’

Numri i viktimave si pasojë e uraganit ‘Helene’ në shtetet juglindore amerikane ka shkuar në të paktën 133.


Situatë më e rënduar njoftohet në disa rajone në perëndim të Karolinës së Veriut.

Autoritetet thonë se numri i viktimave mund të rritet ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat e bllokuara po vazhdojnë.

Presidenti amerikan Joe Biden do të shkojë të mërkurën në Karolinën e Veriut për të parë nga afër shkatërrimet si pasojë e uraganit ‘Helene’.

“Dua që ta dini se administrata do të jetë atje, derisa të përfundojmë punën. Do të duhet kohë e gjatë dhe sasi serioze burimesh. Me mbështetjen federale shteti ka rihapur 220 rrugë që do të ndihmojnë ekipet e shpëtimit të shkojnë tek njerëzit që kanë nevojë për ndihmë”, tha zoti Biden.

Ai shtoi se situata në pjesën juglindore të vendit pas goditjes nga uragani ‘Helene’ është “më e rënda ndonjëherë”.

Stuhia shkaktoi vdekjen e të paktën 133 personave në Karolinën e Veriut, Karolinën e Jugut, Xhorxhia, Florida, Tenësi dhe Virxhinia.

Autoritetet paralajmërojnë se ky numër mund të rritet ndërsa ekipet e shpëtimit po fillojnë të hyjnë në qytetet e bllokuara dhe pas rivendosjes së komunikimeve përmes telefonit.

Zyrtarët thanë të hënën se rreth 600 persona figurojnë të zhdukur.

“Jemi përballur me situata të ngjashme, por jo si kjo tani. Kjo është më e rënda”, thotë Presidenti Biden, ndërsa pohon se kjo situatë është si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Në Karolinën e Veriut rreth 300 rrugë janë mbyllur dhe më shumë se 7 mijë njerëz janë regjistruar për ndihmë tek Agjencia Federale për Menaxhimin e Emergjencave, thanë zyrtarët.

Garda Kombëtare ka dërguar me aeroplanë dhe helikopterë rreth 1 mijë ton ushqime, si dhe ujë në zonat e largëta.

Familja Smith është një nga shumë familjet në Karolinën e Veriut që kanë mbetur pa strehë.

“Nuk ka mbetur asgjë. Zjarrfikësit po na thonë se do të duhen të paktën gjashtë muaj që të kthehemi në shtëpinë tonë. Por, unë dyshoj se do të kthehemi kaq shpejt”, thotë Aaron Smith, i mbijetuar i uraganit ‘Helene’.

Guvernatori Roy Cooper tha dje pasi pa zonat më të goditura dhe një spital, se dëmet në perëndim të Karolinës së Veriut janë “të gjera dhe shkatërruese”.

“Ajo ishte një stuhi e pashembullt që goditi rajonet perëndimore të Karolinës së Veriut dhe që kërkon një përgjigje të pashembullt. Kemi të bëjmë me një situatë të paparë”, tha zoti Cooper.

Gati 1.8 milionë shtëpi dhe biznese në shtate shtete nga Florida në Ohajo kanë ngelur pa energji elektrike, sipas faqes së internetit ‘Poweroutage’, nga të cilat 643 mijë në Karolinën e Jugut dhe 480 mijë në Xhorxhia./VOA



Ju sugjerojmë

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Qëllohet me armë zjarri një person në Lezhë

1 Shkurt, 2026 9:35 pm
Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël
Bota

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël

1 Shkurt, 2026 8:57 pm
Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
Aktualitet

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë

1 Shkurt, 2026 8:50 pm
Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të
Bota

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të

1 Shkurt, 2026 5:05 pm
Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
Aktualitet

Rama flet për kadastrën e Vlorës: Të tjera drejtori do të zhvendosen

1 Shkurt, 2026 1:01 pm
Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga
Aktualitet

Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga

1 Shkurt, 2026 11:27 am
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Kronikë

Rrëzohet kërkesa e Veliajt, GJKKO lë në qeli kryebashkiakun e Tiranës

1 Shkurt, 2026 11:03 am
Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm
Kryesore

Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm

1 Shkurt, 2026 10:59 am
Pjesë e dosjes “Epstein”,  Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…
Bota

Pjesë e dosjes “Epstein”, Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…

31 Janar, 2026 11:27 pm
Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç
Bota

Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç

31 Janar, 2026 10:46 pm
Para
‘Gruaja, shpirti i thesareve etnografike’, kostumet popullore ekspozohen në Presidencë

'Gruaja, shpirti i thesareve etnografike', kostumet popullore ekspozohen në Presidencë

“Ka ardhur koha që pensionet të rriten”, Spiropali vizitë në qendrën e të moshuarve në Tiranë

"Ka ardhur koha që pensionet të rriten", Spiropali vizitë në qendrën e të moshuarve në Tiranë

Andres Iniesta tërhiqet nga futbolli

Andres Iniesta tërhiqet nga futbolli
















TE FUNDIT

Qëllohet me armë zjarri një person në Lezhë

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
1 Shkurt, 2026

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qendër të fshatit Rrilë në Lezhë, ku si pasojë...

Lexo më shumë

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël
1 Shkurt, 2026

Princesha e kurorës së Norvegjisë është përfshirë në një tjetër skandal faqet e reja të dosjes Epstein duket se tregojnë...

Lexo më shumë

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
1 Shkurt, 2026

Aksi Elbasan-Qafë Thanë është hapur për qarkullimin e mjeteve, pas disa orësh bllokim të shkaktuar nga rrëshqitjet e dherave dhe...

Lexo më shumë

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të
1 Shkurt, 2026

Ish- presidenti dhe ish-Kryeministri i Malit të Zi Milo Djuknovic ka mohuar të ketë patur njohje apo komunikim me Jeffrey...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com