Në natën midis të enjtes dhe të premtes, pasi i shpëtuan dy postoblloqeve të policisë në veri të Trevizos, grabitësit morën unazën e Mestres në drejtim të Padovas ku u gjetën përballë një incidenti, që kishte shkaktuar bllokimin e rrugës, ku ju desh që të udhëtonin 5 kilometra në krah të kundërt me 150 km/h, për të dalë më pas në Spinea duke thyer edhe barrierat e rrugës.
Në arratisjen e tyre ata janë ndeshur me një Opel Astra në të cilën udhëtonte një grua ruse 57-vjeçare, Eleba Alexadrova Belova, rezidente në Francë, e cila dy kilometra më pas u përplas me një Mercedes Sprinter që ishte i ndaluar në rrugë. Për gruan nuk pati asnjë shpëtim./ Opinion.al Dritan Laci