Kamikazët e ISIS-it kanë shpërthyer dy ambulanca të mbushura me eksplozivë në një pikë kontrolli dhe në një parking në dy qytete irakiane, duke vrarë të paktën 21 persona, dhe lënduar dhjetëra të tjerë, thonë zyrtarët.
Sulmet ndodhen në Tikrit dhe Samarra, gjersa trupat irakiane dhe forcat e sigurisë po luftonin në veri të Mosulit, në përpjekje për ta rimarrin kontrollin nga militantët e Shtetit Islamik (ISIS), të cilët e kanë nën kontroll këtë qytet për më shumë se dy vite tashme, transmeton Express.
Njëri prej sulmeve ka ndodhur në një parking të pelegrinëve të sektit shiit, afër xhamisë “al-Askari” në Samarra, në jug të Tikrit.