Një ditë pasi u shpreh i bindur se janë 94 votat për Reformën në Drejtësi, Kryeministri Edi Rama ka nisur lëvizjet.
Mëngjesin e sotëm ka zhvilluar një takim me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizin dhe deputetin, Aqif Rakipi.
Takimi u mbyll rreth orës 09:35. Rama, doli nga hotel ‘Rogner’ në kryeqytet, ku u mbajt takimi dhe nuk ka preferuar të japë asnjë deklaratë për mediat.
Ka qenë Shpëtim Idrizi, i cili pas takimit ka thënë për gazetaren e “News24”:
“Në fokus të takimit me Ramës, reforma në drejtësi. Mbetem besimplotë se do të gjendet kompromisi për reformën. Tre ekspertët do ta gjejnë kompromisin e nevojshëm”.
Takimi vjen në një situatë jo të favorshme të koalicionit qeverisës, pas dekaratës ‘bombë’ të kreut të LSI-së, Ilir Meta për një qeveri teknike.
Propozim për të cilin PD-ja përmes kreut të saj Basha u shpreh menjëherë dakord, ndërkohë që dy ministra të qeverisë Ahmetaj dhe Tahiri u deklaruan vetëm për domosdoshmëri të reformës.