Ky është momenti kur policia kap një hajdut që kishte hyrë për të grabitur një banesë në fshatin Bushat në Vaun e Dejës.
Sikurse shfaqet në pamje, policia ka hyrë nga dritarja e banesës dhe ka kapur në flagrancë autorin. Bëhet fjalë për N. M., 39 vjeç, banues në fshatin Reç i Ri.
“Vau i Dejës
U kap në flagrancë, në banesën ku kishte hyrë për të vjedhur, vihet në pranga 39-vjeçari.
Si rezultat i ndërhyrjes së shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, menjëherë pas njoftimit se po tentohej të vidhej në një banesë në fshatin Bushat fshatin Bushat, u bë i mundur arrestimi i autorit të këtij rasti, shtetasit N. M., 39 vjeç, banues në fshatin Reç i Ri.
Shërbimet e Policisë e kapën 39-vjeçarin në flagrancë, në ambientet e banesës, ku kishte hyrë me qëllim vjedhjen”-njofton policia.