Numri i fundit i revistës satirike “Charlie Hebdo” ku pikturohej zoti si vrasës me kallashnikovë, ka shkaktuar kritika të Vatikanit.
Selia e Shenjtë e ka cilësuar shfrytëzimin e Zotit për të justifikuar urrejtjen si blasfemi.
E përditshmja e Vatikanit “L’Osservatore Romano”, shkruan se “Prapa ekranit mashtrues dhe sekularizmit të pa kompromis, kjo revistë edhe një herë ka harruar se udhëheqësit fetarë të çdo besimi në mënyrë të përsëritur kanë theksuar se refuzojnë çdo lloj dhune në emër të fesë”
Karikatura paraqiste një Zot të zemëruar me gjak në duar dhe kallashnikovë të hedhur mbi sup.
“Një vit më pas, vrasësi është ende në arrati”, ishte kryartikulli i numrit të revistës.