Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar dje për 30 minuta me Papa Françeskon në Vatikan.
Në komunikatën e Presidencës, thuhet se “Presidenti i ka dorëzuar Atit të Shenjtë edhe ftesën që të vizitojë Kosovën në një të ardhme të afërt si dhe i shprehu dëshirën që Selia e Shenjtë të njohë shtetin e Kosovës sa më parë.
Por për çështjen e njohjes së Kosovës si shtet të pavarur, Vatikani zyrtar ka refuzuar të flasë.
“Vatican Insider” raporton se zëdhënësi i Vatikanit zyrtar, ati Federico Lombardi ka thënë shkurt “bisedë e karakterit privat”, duke mos dashur të komentojë me gjerë.