Një tjetër vatër zjarri është regjistruar në vendin tonë. Mësohet se këtë herë zjarri është konstatuar në fshatin Hundkuq në Gjirokastër. Flakët kishin një intensitet të lartë dhe morën përmasa të mëdha në drejtim të kodrës që është e mbushur me pemë.
Në vendin e ngjarjes shkuan zjarrfikësit. Pas punës së tyre zjarri u izolua dhe nuk përbën më rrezik.
Megjithatë mësohet se në vendin pranë vatrës do të qëndrojë një grup zjarrfikësish gjatë natës me qëllim shuarjen e trungjeve që digjen ende në brendësi e që në orët në vijim mund të bëhen shkak për ndonjë riaktivizim.