Petrit Vasili, zëvendës kryetar i LSI-së ka folur sot për “Koncertin e Vjenës” që u zhvillua dje në Pallatin e Kongreseve. Sipas tij orkestra e RTSH-së mund ta bëjë që Koncerti I Vjenës të flasë shqip.
Në deklaratën e bërë për media kryetari i grupit parlamentar të LSI-së ka theksuar se orkestra e RTSH është një formacion muziko dinjitoz si dhe Danubin blu shqiptarët e kanë dëgjuar falë kësaj orkestre.
Gjithashtu Vasili tha se “qeleshet rrinë më mirë në kokën e shqiptarëve. Shqiptaret e pinë më mirë edhe rakinë me fund”.