Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, sonte, në studion e emisionit Opinion në TV Klan, ka deklaruar se drejtues të caktuar të policisë janë të lidhur me krimin dhe kanë favorizuar fenomenin e kultivimit të kanabisit.
“Këta individë duhet ta mbajen nën mbikëqyrje. Përgjegjësitë Ia kërkoj Shërbimit Informativ, Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit”, tha Vasili.
Në lidhje me publikimin e lajmit se LSI ka mbledhur grupin parlamentar dhe kryebashkiakë të kësaj partie për t’i paralajmëruar se të kenë kujdes, pasi policia e shtetit mund të fusë drogë dhe armë në makinat e tyre, është shprehur se nuk komenton lajme mediatike.
Ai tha se nuk dua të flas për një çështje të tillë.
“Është tjetër gjë çfarë them unë në takimet e strukturave të LSI-së”, ka deklaruar ai.
Shiko videon: