Kreu i LSI-së, Petrit Vasili ka hedhur akuza të rënda ndaj kreut të PDsë, Lulzim Basha. Vasili ka thënë se Basha vodhi në “Rrugën e Kombit” dhe të njëjtën traditë e vazhdoi edhe në Bashkinë e Tiranës.
Vasili thotë se Basha ua merrte të pastrehëve kanaçet që mblidhnin nëpër kosha plehrash dhe ia shiste dikujt. “Basha që vodhi në Rrugën e Kombit kur ishte në Bashki vidhte edhe kanaçet e mbledhësve dhe ia shiste atij që e dini ju”, tha Vasili.