Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Varësia ndaj seksit, çrregullim mendor

2016/11/28 at 10:37 PM
në -Jetë dhe Stil, -Shëndeti, Life Style
Kohë leximi: 3 min
A A
Varësia ndaj seksit, çrregullim mendor

Varësia seksuale mund të cilësohet si çrregullim psikik. Deri më tani, psikiatrit kanë qenë në mëdyshje për ta konsideruar varësinë ndaj seksit si një çrregullim të sjelljes, për shkak të provave të pamjaftueshme shkencore.


Por një studim i ri, i kryer nga një grup shkencëtarësh të Universitetit të Kalifornisë në Los Anxhelos, ka testuar një sërë kriteresh për të diagnostikuar këtë sjellje. Rory Reid, studiues dhe docent i psikiatrisë në institutin “Semel Institute of Neuroscience and Human Behavior”, ka drejtuar një grup psikiatrish, psikologësh, terapistë çiftesh dhe asistentësh socialë për të vlerësuar kriteret e gjetura, duke i konsideruar si prova të dobishme për të arritur te një diagnozë e këtij problemi.

Hiperseksualiteti futet te varësitë e reja të ashtuquajtura “pa arsye”, siç është ajo e kumarit dhe e të bërit pazar pa hesap. “Kjo vartësi është një lloj ‘bulimie seksuale’ e pakontrolluar, megjithatë mekanizmi është identik me atë të pasionimit ndaj drogave ose alkoolit, sepse aktivizohen të njëjtat zona të trurit”, shpjegon një psikiatër. Gjatë viteve të fundit, fenomeni është përhapur shumë për shkak të internetit, ku postohen vazhdimisht video me përmbajtje seksuale. Më të rrezikuar nga ky fenomen janë të rinjtë.

Rezultatet e studimit të publikuar edhe në “Journal of Sexual Medicine” janë shumë të rëndësishme, pasi me të mendohet të jetë krijuar edhe një bazë e vërtetë shkencore për sa i përket hiperseksualitetit si një çrregullim mendor. Si i tillë duhet diagnostikuar dhe trajtuar. Kriteret mbi të cilat janë bazuar studiuesit, do t’i ndihmojnë këta të fundit të kërkojnë dhe zhvillojnë strategji parandaluese për individët që rrezikojnë të vuajnë nga ky çrregullim. Aktualisht në “DSM” janë përfshirë varësi si ajo ndaj nikotinës, drogave të ndryshme dhe alkoolit. Ashtu si të gjitha patologjitë e reja, edhe dhënia pas seksit po bëhet pjesë e varësive dhe çrregullimeve obsesivo-maniakale. Ky studim përbën tashmë një provë që tregon se bëhet fjalë për një çrregullim të vërtetë mendor, i cili herët a vonë do të përfshihet në “biblën” e psikiatrisë, ashtu si vartësitë e tjera të reja, transmeton Shqip.

Për të testuar kriteret e hiperseksualitetit, studiuesit ekzaminuan 207 pacientë me gjendje mendore të ndryshme, të cilët kërkonin ndihmë për të luftuar këtë çrregullim ose forma të tjera varësie. Në fund u vu re se 88% e pacientëve ishte prekur nga kjo patologji dhe se varësia seksuale lidhej me çrregullime emocionale, impulsivitetin dhe paaftësinë për të menaxhuar stresin.

Një fakt tjetër që doli nga studimi është se pacientët e dhënë pas seksit kanë pasoja të menjëhershme në krahasim me personat që vuajnë nga çrregullime të tjera psikike. Nga 207 pacientët e ekzaminuar, 17% kishte humbur punën të paktën një herë, 39% ishte detyruar të mbyllte një lidhje, 28% ishte infektuar nga sëmundje seksualisht të transmetueshme dhe 78% kishte probleme referimi në jetën seksuale.

Sipas studimit, 54% e pacientëve hiperseksualë e kanë kuptuar që vuajnë nga ky çrregullim para moshës 18-vjeçare, ndërsa për 30%, mosha e zbulimit varionte nga 19 deri në 25 vjeç. Sipas studiuesve, kjo e dhënë është mjaft interesante sepse nga njëra anë tregon se problemi lind herët, ndërsa nga ana tjetër jep mundësinë e marrjes së masave parandaluese.

David Duchovny, Tiger Woods, Michael Douglas, Mickey Rourke, Sharon Stone e Billy Bob Tornton janë disa nga personazhet e famshëm që e kanë pranuar me gojën e tyre varësinë ndaj seksit. Disa prej tyre janë kuruar në klinika të specializuara, ku kanë kaluar periudha të gjata për t’u shëruar nga seksi. Në SHBA ekzistojnë edhe shoqata të ndryshme që u bëjnë thirrje njerëzve për ndihmë dhe mbështetje. Megjithatë, ky çrregullim mund të kurohet në varësi të madhësisë së problemit. Mund të veprohet me terapi të ndryshme, duke i kombinuar me ato farmakologjike. Pacienti mund të trajtohet me stabilizues të humorit ose antidepresivë.



Ju sugjerojmë

Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 5 qershor 2025

5 Qershor, 2025 8:17 am
Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën
Life Style

Asteroidët rreth Venusit përbëjnë një rrezik për Tokën

4 Qershor, 2025 9:52 am
Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës
-Shëndeti

Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës

3 Qershor, 2025 4:12 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 3 qershor 2025

3 Qershor, 2025 8:12 am
Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…
-Jetë dhe Stil

Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria…

2 Qershor, 2025 7:12 pm
Parashikimi i horoskopit, 30 mars 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 2 qershor 2025

2 Qershor, 2025 8:16 am
Lajmi i fundit nga teknologjia, WhatsApp nuk do të funksionojë më në…
-Teknologji

Lajmi i fundit nga teknologjia, WhatsApp nuk do të funksionojë më në…

1 Qershor, 2025 2:04 pm
Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese
-Jetë dhe Stil

Studimi: Videot më virale për shëndetin mendor në TikTok janë dezinformuese

31 Maj, 2025 10:45 pm
Para
Koha kur në Shqipëri paguhej taksë për semaforë, pa ekzistuar fare

Koha kur në Shqipëri paguhej taksë për semaforë, pa ekzistuar fare

VIDEO/ Robertin “përqesh” Alketën

VIDEO/ Robertin “përqesh” Alketën

Balla: Berisha nuk i shpëton dëshmisë, aferë mafioze për 414 mln euro

Taulant Balla zbulon 7 “kushtet” e Merkel për Shqipërinë
















TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com