E Ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn ka zhvilluar një takim me Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura, Arben Kingji.
Lajmin e ka bërë të ditur ambasada amerikane në vendin tonë përmes një postimi në rrjete sociale, ku thotë se SHBA janë krenare që qëndrojnë me aleatin e NATO-s në mbrojtje të sigurisë kolektive.
Gjatë takimit ata kanë diskutuar për modernizimin e Forcave të Armatosura si dhe bashkëpunimin ushtarak mes Shqipërisë dhe SHBA.
“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Gjenerallejtënant Arben Kingji për të diskutuar mbi përparësitë tona të përbashkëta për modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe forcimin e bashkëpunimit tonë ushtarak. Shtetet e Bashkuara janë krenare që qëndrojnë me aleatin tonë të NATO-s në mbrojtje të sigurisë sonë të përbashkët”, njofton Ambasada Amerikane.