E ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA, Nancy VanHorn, u takua me krerët e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste dhe Demokratike, Taulant Balla dhe Gazment Bardhi.
Në një njoftim të shkurtër në X, ambasada amerikane i quajti diskutimet “produktive”.
“E ngarkuara me punë zhvilloi sot diskutime produktive me kryetarët e grupeve parlamentare, duke u angazhuar me ta mbi planet për t’u ofruar rezultate qytetarëve shqiptarë. Ajo theksoi dialogun konstruktiv dhe lirinë e fjalës si shtylla të institucioneve të forta politike. Ambasada e SHBA pret me padurim të punojë së bashku me zyrtarë nga i gjithë spektri politik për t’i bërë vendet tona më të sigurta dhe më të begata”, thuhet në njoftim.
















